Niksoni: Aborti është i nevojshëm kur foshnja është me ngjyrë
Ish-presidenti amerikan, Riçard
Nikson, e quante "të nevojshme"
abortimin e foshnjave të racave të
përziera. Ky lajm bëhet i ditur nga disa
regjistrime që kanë dalë së fundi në
dritë. Deklaratat janë bërë gjatë një
bisede private të tij në vitin 1973 në
pritje të një vendimi të Gjykatës Supreme
që vendosi të mos e quante abortin
një krim. Në këtë situatë, Presidenti i
atëhershëm tha se e shqetësonte fakti
që do të lejohej aborti, sepse sipas tij
"ai shkatërron familjen", por shtoi se
në disa raste ai ishte plotësisht i justifikueshëm".
"Ka raste kur aborti është i
nevojshëm si në rastin kur fëmija është
fryt i një lidhjeje mes një të bardhi
dhe një të ziu", mësohet të ketë thënë
Presidenti. Këto komente janë pjesë
e 150 orëve të regjistrimeve me zë të
bisedave të ish-presidentit, si dhe 30
mijë faqeve të dokumenteve të Presidencës
së tij të bëra publike këtë vit
nga libraria "Nikson", pjesë e Arkivave
Kombëtare të Shteteve të Bashkuara
të Amerikës. Bisedat janë regjistruar
me mikrofona sekretë në Zyrën Ovale
gjatë janarit, shkurtit të vitit 1973 dhe
sjellin detaje të reja dhe interesante të
Presidencës së vështirë të Niksonit, e
cila përfundoi me dorëheqjen e tij në
gusht të vitit 1974 pas plasjes së skandalit
"Watergate".
Nikson, e quante "të nevojshme"
abortimin e foshnjave të racave të
përziera. Ky lajm bëhet i ditur nga disa
regjistrime që kanë dalë së fundi në
dritë. Deklaratat janë bërë gjatë një
bisede private të tij në vitin 1973 në
pritje të një vendimi të Gjykatës Supreme
që vendosi të mos e quante abortin
një krim. Në këtë situatë, Presidenti i
atëhershëm tha se e shqetësonte fakti
që do të lejohej aborti, sepse sipas tij
"ai shkatërron familjen", por shtoi se
në disa raste ai ishte plotësisht i justifikueshëm".
"Ka raste kur aborti është i
nevojshëm si në rastin kur fëmija është
fryt i një lidhjeje mes një të bardhi
dhe një të ziu", mësohet të ketë thënë
Presidenti. Këto komente janë pjesë
e 150 orëve të regjistrimeve me zë të
bisedave të ish-presidentit, si dhe 30
mijë faqeve të dokumenteve të Presidencës
së tij të bëra publike këtë vit
nga libraria "Nikson", pjesë e Arkivave
Kombëtare të Shteteve të Bashkuara
të Amerikës. Bisedat janë regjistruar
me mikrofona sekretë në Zyrën Ovale
gjatë janarit, shkurtit të vitit 1973 dhe
sjellin detaje të reja dhe interesante të
Presidencës së vështirë të Niksonit, e
cila përfundoi me dorëheqjen e tij në
gusht të vitit 1974 pas plasjes së skandalit
"Watergate".