E Martë, 3 Nëntor 2026

Përfundon sot afati për regjistrimin e votuesve nga jashtë, KQZ: 226 589 kërkesa të miratuara

TIRANË, 4 mars /ATSH/ Afati për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit për të bërë kërkesë në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER) për zgjedhjet parlamentare të 11 majit përfundon sot.

Procesi për regjistrimin në platformën PER nisi më 11 janar dhe deri më sot ora (09:58) sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve iu është miratuar kërkesa për regjistrim 226 589 zgjedhësve.

Në total, kërkesat për regjistrim janë 353 209, nga të cilat 337 486 janë shqyrtuar, 110 897 janë refuzuar dhe 15 671 janë në shqyrtim.

Kërkesat për regjistrime janë nga vende të ndryshme të botës. Numri më i lartë i kërkesave për regjistrim të miratuara është nga Italia me 84 465, e ndjekur nga Greqia me 60 955, Gjermania me 23 953 dhe SHBA me 19 675.

Sa i takon qarqeve, numri më i lartë i kërkesave për regjistrim të miratuara është nga qarku i Tiranës me 48 208, e ndjekur nga Fieri me 29 977 si dhe nga Durrësi me 23 307.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›