E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Evropë, na hidh një jelek shpëtimi”/ Nis protesta e opozitës në bulevard

Ka nisur grumbullimi i demokratëve në bulevard.

Nën tingujt e muzikës dhe me pankarta në duar që përmbajnë mesazhe pro Bashkimit Europian, pasi liderët e Europës sot kanë zbritur në Tiranë.

“Europe, throë us a life vest!”, ose “Europë na hidh një jelek shpëtimi” shkruhet në një prej pankartave që mbahet nga protestuesit.

Protestës i janë bashkuar edhe demokratët nga rrethet. Për shkak të bllokimit të akseve rrugore, ata janë nisur që prej orëve të para të mëngjesit për të mbërritur në kohë për tubimin e thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha. Protestës i është bashkuar edhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›