Zyrtari Australian viziton Shqipërinë

Richard Marles
Shqipëria për herë të parë do të vizitohet nga një përfaqësues i qeverisë Australiane. Richard Marles, Sekretari i Parlamentit për Marrëdhëniet me Jashtë ka mbërritur sot në Tiranë.
Qëllimi i vizitës do të jetë hapja e marrëdhënieve tregtare me vendet në zhvillim pasi ai do të vizitojë Andorën dhe San Marinon.
Kërcënimet e vazhdueshme të ekonomisë globale po ushtrojnë presion që qeveria të gjejë burime të qëndrueshme në mënyrë që të balancojë rritjen ekonomike, është shprehur Marles.
Australia ka shprehur interes për të bashkëpunuar nga afër me UNCTAD (pjesë e OKB-së që jep këshilla për vendet në zhvillim) në mënyrë që të shohë mundësitë për të investuar në vendet në zhvillim.
Gjatë vizitës në Shqipëri, pritet të nënshkruhet marrëveshja për Shkëmbimin e informacioneve mbi taksat (TIEA).
Akktualisht Marles po mban një konferencë të përbashkët me zv.kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto. /F.S/