E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundon tryeza e dialogut

Tryeza e dialogut Berisha-Rama, thirrur nga kreu i shtetit, Bamir Topi ka përfunduar.
Kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i opozitës Edi Rama, janë ulur sot përballë njëri-tjetrit në takimin e thirrur nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi. Jashtë parashikimeve, tryeza në Presidencë ka zgjatur për 2 orë e minuta
I pari në Presidencë ka mbërritur kreu i shtetit Topi, e më pas kryesocialisti Rama dhe kreu i e qeverisë Berisha.

Takimi ka nisur në orën 11:00, ashtu si ishte parashikuar.
PS është ulur në tryezë me një memorandum dërguar pak para tryezës. Memorandumi i dërgohej Presidentit Bamir Topi, por në të nuk shkruhej qartësisht kërkesa për "hapjen e kutive".

Kryeministri Sali Berisha ishte i shoqëruar në këtë takim nga kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi. Ndërsa kryetari i opozitës, Edi Rama shoqërohej nga kryetari i Asamblesë Kombëtare, Gramoz Ruçi.

Mbledhja u mbajt në sallën e takimeve të Këshillit të Sigurimit Kombëtar, që pas ristrukturimit të Presidencës është një sallë fare pranë hyrjes qendrore.

Media është lejuar vetëm në fillim të takimit, dhe më pas vijoi e mbyllur.
Me përfundimin e takimit pritet që të ketë një njoftim zyrtar nga ana e presidencës për rezultatin e takimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›