Tafaj: Rama të shfrytëzojë tryezën për të hyrë në Kuvend
Myqerem Tafaj, ministër i Arsimit në një prononcim për "Ora News" deklaroi se kriza politike nuk është reale, por i përket vetëm Ramës. "Por ky ështe një rast i mirë që Rama të hyjë në Kuvend dhe t'i japë fund bojkotit", u shreh ai. Sipas Tafajt, do të ishte shumë mirë për Shqipërinë që synimi për të shkaktuar kriza të stisura dhe që pengojnë integirmin e Shqipërisë, të marrin fund. "Dhe kjo realizohet vetëm nëse opozita hyn në Kuvend", pohoi ai. Sipas Tafajt tryeza e sotme në Presidencë duhet të dalë me rezultat. Ministri i Arsimit dhe deputetit i PD-së, tha se opozita bëhet në Kuvend, ndaj deputetët e PS-së duhet të hyjnë në Parlament. Ai theksoi se kryeministri Berisha e ka bërë të qartë qendrimin e mazhorancës, i gatshëm për bisedime, por brenda hapësirës që i jep Kushtetuta.