E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në PD,vazhdon votimi për kryetarin

Kuvendi i Partisë Demokratike po vazhdon normalisht punimet me votimin për kryetarin e partisë. Sali Berisha pret sot rikonfirmimin si kryetar i Partisë Demokratike. 1267 delegatët e kuvendit të PD-së do të votojnë sot për kandidatin e vetëm për kryetar të partisë, kryeministrin e vendit Sali Berishën. Votimi po vazhdon normalisht në bazë të qarqeve të vendit dhe deri më tani kanë mbetur pa votuar rreth 100 delegatë dhe procesi i votimit është drejt fundit.
Delegatët e kuvendit të PD-së sot votojnë mes 400 kandidaturave edhe 100 anëtarët e këshillit kombëtar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›