E Diel, 1 Nëntor 2026

Përgatitje intensive për ndërtimin gjashtë pikëkalimeve me Serbinë

Delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka zhvilluar në Bruksel takimet e radhës për zbatimin e Marrëveshjes për normalizim dhe është diskutuar mbi avancimin e zbatimit të marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM) dhe asaj për çështjet doganore.

Në përfundim të këtij raundi bisedimesh në Bruksel, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri deklaroi se në këto takime janë dhënë vlerësime pozitive nga të gjitha palët lidhur me zbatimin e marrëveshjes së IBM-it si dhe janë trajtuar sfida të ndryshme të këtij procesi për tejkalimin e cilave ka pasur pajtim të plotë. Ajo ka theksuar se procesi i zbatimit të marrëveshjes ka hyrë në një fazë të re ku jemi duke bërë përgatitje intensive për ndërtimit të ndërtesave të përhershme të IBM-së në gjashtë pikëkalimet kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë me financimin e BE-së ashtu siç e parasheh marrëveshja dhe protokolli teknik. Në këtë drejtim janë duke u punuar planet ideore nga ana e BE-së, dhe gjatë takimeve janë prezantuar projektpropozimet e hartuara nga kompania e kontraktuar nga BE-ja mbi dizajnin e pikëkalimeve të përhershme kufitare të IBM-ve. Ne si palë e Kosovës kemi bërë vlerësimin e dizajnimeve si dhe kemi pranuar në parim këto projekte ndërkohë që kemi paraqitur disa sugjerime plotësuese në drejtim të funksionalitetit më të mirë të pikëkalimeve kufitare, që parashihen të jenë në harmoni me standardet e BE-së për menaxhimin e integruar të kufirit mes dy shteteve, thaTahiri. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›