Shqiperi Parlamenti diskuton per ligjet me shumice te cilesuar votash

Opozita socialiste kerkoi sot qe shumica demokrate ne pushtet te rishikoje te gjithe projekt-ligjet qe jane ne rendin e dites sa kohe qe ato jane pergatitur nga ekspertet ne mungese te ligjvenesve te partise socialiste. Parlamenti kaloi sot shume kohe me nje projekt-ligj per trajtimin e mbetjeve urbane por ne fund te dites u zhvillua nje replike e gjate midis maxhorances dhe opozites lidhur me miratimin e ligjeve me 84 vota.
Kryetari i grupit parlamentar te Partise Socialiste Gramoz Ruci kerkoi qe cdo projektligj te hartohet dhe te shqyrtohet me mirekuptim nga e para qofshin keto ligje te rendesishme apo kode shumeplaneshe. Lajtmotivi i fjales se zotit Ruci ishte Le ta nisim cdo gje nga e para. Ai i kujtoi maxhorances se opozita ka dorezuar nje pakete per reformen ne sistemin e drejtesise per te cilen nuk ka marre asnje pergjigje. Sipas tij Shqiperia vuan nga moszbatimi i ligjeve dhe jo hartimi i mire dhe me konsensus i tyre. Zoti Ruci beri thirrje qe partite kryesore te bejne nje dallim te qarte midis premtimeve propagandistike dhe ligjeve konkrete kur eshte fjala per ligje qe kerkohen nga Bashkimi Europian. Ai mori si shembull kodin rrugor qe eshte shume bashkekohor por ne fakt nuk zbatohet ne terren dhe qindra udhetare humbin jeten ne trafikun e pakontrolluar. Ne keto kushte sipas tij humbet vlera e votes se opozites ne nje amendament ligjor ne kodin rrugor edhe pse ai shihet si europian por nuk zbatohet si i tille.
Pergjigja e kryetarit te grupit te deputetetve demoktare Astrit Patozi ishte e menjehereshe. Ai kerkoi qe opozita te jape ndihmesen e vet ne ligje te reja te kerkuara nga Bashkimi Europian. Zoti Patozi tha se opozita ka premtuar qe do te mbeshtese reformat integruese europiane nje premtim qe nuk po e mban. Ai tha se Partia Socialiste ka premtuar nje kurs te ri gje qe nuk po ndodh sepse opozita po ndjek te njejtin kurs te bllokimit te reformave demokratike dhe te bojkotit parlamentar sic ka bere keto dy vjetet e fundit.
Zoti Patozi tha se PD po ndjek te njejtin kurs reformash qe u ka premtuar qytetareve dhe se do te vazhdoje rrugen e investimeve europianizuese dhe demokratike qe u ka premtuar votuesve te saj dhe se e kishte te veshtire qe te replikonte me nje kryetar partie qe nuk ishte i pranishem ne sallen e parlamentit. Parlamenti vijoi punen me miratimin e ligjeve te zakonshme por asgje e re nuk ndodhi me ligjet qe kerkonin 84 vota.