Pergatitjet per dialog Ki Moon i pershendet

Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara Ban Ki-moon ka pershendetur paralajmerimet e fillimit te shpejte te dialogut ne mes te Prishtines dhe Beogradit duke vleresuar se ky proces do te hap nje faze te re ne marredheniet ndermjet dy paleve dhe perforcimin e paqes e stabilitetit ne rajon.
Ai ka kerkuar fillim te shpejte te dialogut ne menyre qe Prishtina dhe Beogradi te shfrytezojne momentin pozitiv te krijuar gjate disa muajve te fundit ben te ditur Telegraf.
Ne raportin e tij te rregullt tremujor i cili gjate fundjaves u eshte shperndare ambasadoreve te shteteve anetare te Keshillit te Sigurimit te KB-se sekretari i Pergjithshem i OKB-se ka ofruar mbeshtetjen e organizates qe ai kryeson per procesin negociator te cilin e udheheq Bashkimi Evropian.