E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekretarja Klinton viziton Kamboxhian gjate turneut te saj aziatik

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton u takua me viktimat e trafikut njerezor gjate nje vizite ne veri te Kamboxhias ndalesa me e fundit ne turneun e saj dy javor ne vendet aziatike.

Zonja Klinton shkoi sot ne qytetin Siem Reap ku ajo vizitoi nje qender rehabilitimi per vajzat dhe grate e reja viktima te shfrytezimit seksual perdhunimeve dhe dhunes familjare. Qendra financohet nga SHBA. Zonja Klinton tha se qeveria amerikane do te vazhdoje ti mbeshtese programet e qendres qe do ti ndihmojne viktimat te mesojne anglishten dhe aftesi te ndryshme si te endin dhe te qepin.

Zonja Klinton me pas vizitoi nje kompleks tempujsh te shekullit te 12-te te quajtur Angkor Wat qe ben pjese ne trashegimine e objekteve kulturore te UNESKO-s. Zonja Klinton ka ne plan te shkoje te henen ne kryeqytetin kamboxhian Pnom Pen per bisedime me qeverine dhe udheheqes te opozites.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›