E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove nisin pergatitjet per zgjedhjet

Ende pa kaluar mocioni per votebesim ndaj Qeverise se Kosoves dhe pa u shpallur zgjedhjet e jashtezakonshme shumica e partive politike kane formuar shtabet zgjedhore.

Ato i kane filluar pergatitjet teknike dhe negociatat me kompanite e marketingut. Shtabin Zgjedhor te AAK-se do ta udheheqe Blerim Kuci kurse ate te AKR-se lideri i partise Pacolli.

Megjithese ende nuk eshte caktuar data per zgjedhje te jashtezakonshme te gjitha partite politike po punojne intensivisht per formimin e shtabeve zgjedhore.

Sipas Telegraf cdo dite ne selite e partive frekuentojne aktiviste te shumte te cilet marrin detyra dhe dalin ne terren per te pergatitur aktivitetet qe do te pasojne nese Qeveria Thaci rrezohet te marten ne Kuvend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›