E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përgatitjet për skenarin e Mandit

26/04/10 23:37

Mandi qëndron me banorët në kopësht dhe u flet për skenarin e filmit që ka menduar,të cilin do ta ekzekutojnë të gjithë banorët duke marrë nga një rol të veçantë. Kika çohet e ikën duke u justifikuar se do të shkojë të mësojë tekstin e tij, e kur ai ikën Mandi bën ironi duke thënë se Kika ka shumë nevojë që ta mësojë tekstin pasi është shumë i vështirë, duke nënkuptuar të kundërtën. Seldi shprehet se i pëlqen ideja e Mandit për këtë pjesë dhe në rolin që ka, Seldi është i vetmi që shpëton nga shokët e tjerë, dhe ai thotë se ironi e fatit do të ishte nëse do të eleminohet nga loja të shtunën duke qenë se në rol shpëton. Domi i përgjigjet Seldit që ai nuk duhet ta thotë as për shaka këtë gjë. Më pas pranë tyre vjen dhe Klodi e Mandi shprehet se Klodi ka rol të vështirë pasi ka shumë fjalë për të thënë. Domi i thotë Klodit se ai duhet ta mësojë mirë tekstin dhe Klodi përgjigjet se do të mundohet ta mësojë sa më mirë. Mandi e vë në provë Klodin për të thënë tekstin, por Klodi qesh teksa flet e Mandi i thotë se ai nuk duhet të qeshë. Klodi përgjigjet se ai nuk mund të durojë pa qeshur kur shikon Mandin. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›