E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bisedat në pritje të drekës

26/04/10 17:36

Pas përfundimit të lojës banorët diskutojnë për disa çaste për internetin dhe për faqen e facebook-ut. Kika pyet Jonën dhe Domin se si u duket Facebook-ku dhe vajzat fillojnë të komentojnë duke përmendur anët pozitive, por edhe ato negative të kësaj faqeje. Jona thotë se është diçka praktike që të shkruash dhe komunikosh me miqtë e tu, por privatësia nuk ruhet aq sa adresat normale të internetit. Ajo tregon raste kur persona të tjerë krijonë në facebook një adresë duke përdorur identitetin e një personi tjetër. Domenika thotë se ka edhe disa gjëra të tjera jo të pëlqyeshme, ku disa njerëz krijojnë vetë grupe në facebook ku flasin me urrejtje ndaj grupeve të tjera. Pas bisedave të internetit banorët futen brenda dhe përgatisin drekën. Teksa presin që dreka të jetë gati ata bisedojnë përsëri, por këtë herë për lojrat e fëmijërisë. Domenika i tregon Jonës se si luante dhe sillej ajo kur ishte fëmijë dhe se sa shumë i ka ndenjur pranë nëna e saj Valentina. Biseda e tyre ndërron shpesh drejtime duke kaluar nga një temë në një tjetër. Pas një kohe të gjatë bisedash dhe pritjeje, dreka e gatuar këtë herë nga Klodi është gati. Banorët ulen të gjithë në tavolinën e ngrënies dhe fillojnë të hanë drekën duke shkëmbyer edhe ndonjë bisedë të shkurtër dhe duke komentuar drekën. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›