E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Përgatitjet për vitin e ri shkollor, drejt përfundimit shpërndarja e teksteve shkollore

Veç gëzimit për nisjen e vitit shkollor, muaji shtator shoqërohet edhe me disa shpenzime më shumë në buxhetin e familjeve shqiptare.

Ashtu siç e do tradita çdo gjë duke nisur nga mjetet shkollore, veshjet por ndonjëherë edhe çanta e shkollës duhen të reja.

RTSH u interesua në kancelaritë dhe tregjet e kryeqytetit. Duke marrë çmimin mesatar të çdo produkti dhe rezulton se për një fëmijë, prindërit duhet të shpenzojnë rreth 15 mijë lekë.

Në shkolla është drejt përfundimit shpërndarja e teksteve shkollore. Edhe pse ato janë ofruar falas për nxënësit e klasave e para e deri në të 9-ta, shumë prindër preferojnë që një pjesë tyre t’i blejnë të reja.

Kërkesa për tekste të reja vihet re edhe në libraritë e kryeqytetit ku interesi është i madh.

Institucionet arsimore shpërndajnë libra të reja vetëm për nxënësit e klasave të para dhe të pesta.

Mësuesit kujdestare njoftojnë se vetëm një numër i vogël teksesh kanë mbetur ende pa u shpërndarë.

Deri në fund të kësaj jave, parashikohet që të gjithë nxënësit të jenë pajisur me të gjithë tekstet shkollor dhe familjaret të bëjnë të gjitha blerjet e nevojshme përsa i takon artikujve shkollor me qellim që gjithçka të jetë gati me 12 shtator kur dhe do të nis viti i ri shkollor.

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›