E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Paketa/ Manastirliu: 64 mijë familje, nga 1 tetori, përfitojnë rritje në masën 10% të ndihmës ekonomike

64 mijë familje, nga 1 tetori, do të mbështeten me rritje në masën 10% të ndihmës ekonomike. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu. Sipas saj, Paketa e dytë e Rezistencës Sociale është e qëndrueshme dhe do të mundësojë rritjen për herë të dytë brenda vitit të ndihmës ekonomike.

“64 mijë familje do të mbështeten duke filluar nga 1 Tetori, me 10% të rritjes së masës së ndihmës ekonomike. Do të dyfishojmë masën e ndihmës ekonomike për gratë kryefamiljare me dy fëmijë. Pasi kemi trefishuar masën e mbështetjes për fëmijët jetimë, për gratë e trafikuara dhe të dhunuara, jemi duke dyfishuar mbështetjen dhe masën e ndihmës ekonomike për të moshuarit mbi 65 vjeç, për të moshuarit e vetmuar, për të moshuarit pa pension pleqërie, për të moshuarit pa pension social”,- deklaroi Manastirliu në Kuvend.

Sipas saj, paketa do të sjellë mbështetje edhe për personat me aftësi të kufizura.

“Ne indeksojmë masën për pagesat e personave me aftësi të kufizuara 7.5%. Janë më shumë se 70 mijë persona me aftësi të kufizuar që i’u indeksohet pagesa mujore dhe janë mbi 18 mijë ndihmës apo kujdestarë të tyre, që po ashtu përfitojnë nga indeksimi. Kemi vendosur që të mbështesim kategorinë e personave të cilët janë të verbër, të kategorisë së parë dhe të dytë dhe gjithashtu ata të cilët janë paraplegjikë dhe tetraplegjikë me status, duke i garantuar edhe rritjen e mbështetjes për energjinë elektrike”, tha Manastirliu.

Paketa

  1. Rritje 10% e pagesës së ndihmës ekonomike
  2. Dyfishim dhe trefishim i ndihmës ekonomike për kategori si nënat me shumë fëmijë, jetimët, vajzat dhe gratë viktima të dhunës dhe trafikimit.
  3. Dyfishim i ndihmës ekonomike për 15 mijë gra kryefamiljare dhe fëmijë
  4. Dyfishim i ndihmës ekonomike për më shumë se 5900 të moshuar të vetmuar pa pension pleqërie dhe pa pension social.
  5. Paketa e Rezistencës Sociale mbështet rreth 90 mijë persona me aftësi të kufizuar dhe kujdestarët e tyre me indeksimin 7.5% të pagesës mujore të aftësisë së kufizuar, si dhe rrit mbështetjen për energjinë për mbi 11 mijë persona të verbër, paraplegjikë dhe tetraplegjikë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›