E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përgjaken rrugët, 1 i vdekur 8 të plagosur

Tre aksidente rrugore me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e tetë të tjerëvë kanë ndodhur gjatë ditës së sotme në disa qytete të vendit.

Aksidenti i parë është regjistruar në aksin Elbasan – Librazhd, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve në fshatin Mirakë kanë mbetur të plagosur dy persona, shkruan albeu.

Ndersa në segmentin Levan – Tepelene një motociklete ne te cilen udhetonin 3 pjesetare te nje familje, doli nga rruga duke shkaktuar plagosjen e tyre.

Nuk përfundon me kaq, një tjetër aksident me pasoja më të rënda është shënuar pasdite në aksin rrugor Memaliaj-Kras ku një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur rëndë. Sipas policisë në aksident janë përfshirë dy automjete, një furgon mallrash tip ‘Volswagen’ dhe një ‘Benz’./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›