Zhbogar përkujton si erdhi dhe si do të mbetet EULEX-i

Samuel Zhbogar, shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, ka përcjellë me interesim të madh debatin parlamentar që u zhvillua sot lidhur me mandatin e EULEX-it, thuhet në një kumtesë të zyrës së tij.
"Shtetet anëtare të BE-së u janë përgjigjur kërkesës së Kosovës për asistencë dhe janë pajtuar që të ofrojnë një Mision të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, për të ndihmuar ndërtimin dhe fuqizimin e sundimit të ligjit, për të mbështetur një demokraci funksionale dhe për t’i ndihmuar Kosovës në proceset e saj evropiane.
Me partneritet së bashku ne kemi shtruar një rrugë të gjatë. Policia e Kosovës po i gëzon sukseset reale në luftimin e krimit të organizuar; doganat e Kosovës po i menaxhojnë taksat në pikat kufitare në mënyrë të pavarur. Ne të gjithë jemi angazhuar në ndërtimin e një gjyqësori të pavarur në shqyrtimin e rasteve të vështira gjyqësore, dhe zvogëlimi i përgjithshëm i radhëve të gjata në Merdare është një dëshmi e suksesit të IBM-së. Kosova është gati të nisë negociatat për MSA dhe ne jemi së bashku duke diskutuar udhërrëfyesin për viza.
Ky progres duhet të vazhdojë dhe BE-ja vazhdon të diskutojë zhvillimin e mbështetjes së saj me homologët e saj kosovarë. Përderisa Kosova dhe BE-ja janë pajtuar në shkëmbimin e tyre të letrave për EULEX-in, gjë që është ratifikuar në Kuvend në shtatorin e vitit të kaluar, ne duhet të bazojmë vendimet tona në një vlerësim të përbashkët të rrugës që kemi trasuar dhe asaj që e kemi përpara.
Kjo është mënyra më e mirë për të siguruar pakthyeshmërinë e partneritetit BE-Kosovë,” tha Zbogar./Indeksonline/