Përgjaken rrugët, dy gra këmbësore aksidentohen për vdekje
Vetëm në Shqipëri jeta nuk ka asnjë vlerë e mund të gjesh vdekjen në çdo moment.
Tashmë është bërë normalitet që çdo ditë të ketë të vdekur si pasojë e mungesë së sigurisë dhe rendit.
Viktimat në këtë vend, në mos janë të vrarë nga armët e zjarrit, gjejnë vdekjen në aksidente rrugore.
Dy gra kanë gjetur vdekjen mbrëmjen e sotme si pasojë e aksidenteve rrugore.
Ngjarjet e rëndë kanë ndodhur pak minuta më parë, njëra në zonën e Liqenit Artificial në kryeqytet dhe tjetra në qytetin e Durrësit.
Në Tiranë një fuoristradë e ka përplasur gruan teksa po ecte në trotuar. Viktima ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa nga të dhënat paraprake mësohet se autori i veprës penale është larguar.
Mësohet se mjeti që ka shtypur kalimtaren ka qenë një tip Fuorostradë, e cila drejtohej nga një vajzë, që është larguar menjëherë pas aksidentit.
Po në mbrëmje, një tjetër grua ka gjetur vdekjen në qytetin e Durrësit. Një grua 50-vjeçare është përplasur për vdekje. Aksidenti ndodhi në lagjen numër 17, në rrugën e re, në qytetin e Durrësit.
Këmbësorja po kalonte rrugën, ndërkohë që makina pasi ka përplasur për vdekje 50-vjeçaren është larguar me shpejtësi nga vendi i krimit.
Dhe në aksidentin e dytë thuhet se policia është duke hetuar për identifikimin e autorit./l.ç