E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Petrit Vasili: Kjo qeverisje po izolon Shqipërinë nga Europa (VIDEO)

petrit_vasili_LSI-ja e Ilir Metës do ti shkojë deri në fund aksionit politik, për të zhvendosur balancën e pushtetit lokal në këshillat bashkiakë në favor të Opozitës. Vetëm 15 ditë pasi janë larguar nga bashkë-qeverisja me PD-në, ish-ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili, e cilëson qeverinë aktuale një pengesë në procesin e integrimit.

Jemi këtu për të vlerësuar situatën më të fundit politike. Opozita po vlerëson veprimet më të fundit të qeverisë, që janë quajtur banditeske në kurriz të zgjedhjeve të lira, gjë e cila kërkon veprim politik të koordinuar shpejt dhe të suksesshëm, deklaroi gjatë një takimi me përfaqësues të LSI-së në Lushnjë, numri 2 i kësaj partie, Petrit Vasili.

Në respekt të plotë me koalicionin ne po organizohemi si Opozitë e Bashkuar në të gjitha nivelet që nga komunat, bashkitë, qarqet. Këtu bëjmë publik qëndrimin tonë të njëjtë me nivelet e tjera të LSI-së, si këshilltarët e komunave, bashkive dhe forcave të tjera progresiste, në funksion të aksionit të përbashkët për vendosjen e balancave të reja që respektojnë votën e elektoratit, u shpreh i ngarkuari politik i LSI-së për qarkun e Fierit, Vasili.

Ne nuk e ndalojmë ecjen e Shqipërisë drejt të ardhmes si qeverisja e sotme, që po e izolon Shqipërinë nga Europa, tha zëvendëskryetari i LSI-së, Petrit Vasili./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›