E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përgjaken rrugët e Shqipërisë

 Aksidenti i parë u shënua në aksin Çarshovë-Biovizhdë, ku ka humbur jetën shtetasi Gentian Hyseni, 35-vjeç. Shkak u bë pasi makina me të cilën udhëtonte ky person ka dalë nga rruga.

Ndërkohë, aksidenti i dytë ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Tepelenë, ku ka humbur jetën shtetasi Gjergji Shehu, 25-vjeç.

Nga një aksident i ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së shkuar në Fushë Krujë, katër persona kanë mbetur të lënduar, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje kome në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se të plagosurit janë Lorenc Çela 20-vjeç nga Fushë Kruja dhe Everis Greca nga Shijaku. /Start/

                                                                                             2011-08-25 08:42
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›