Universiteti i Kukësit me mungesë kushtesh

"Problemi u është bërë i njohur të gjitha strukturave shtetërore, por zgjidhja duket se po vonohet, ndërsa problemi vështirë se do të marrë zgjidhje edhe për këtë vit akademik", ka thënë drejtori i filialit, Mexhit Hajdari.
Mungesa e mjediseve për një vijueshmëri normale të procesit mësimor ka bërë që gjatë vitit të shkuar shkollor, studentët e infermierisë t’i vijojnë mësimet pasdite në një nga sallat e pallatit të kulturës "Hasan Prishtina", ndërsa dy degët e tjera t’i vijojnë mësimet me dy turne.
Numri i studentëve gjatë vitit akademik 2010-2011 arriti në rreth 700, ndërsa numri i pedagogëve vendas arriti në 41 prej të cilëve 10 të brendshëm dhe 31 të jashtëm. Veç tyre, një vend të rëndësishëm në procesin mësimor të degëve administrim biznes, gjuhë angleze dhe infermieri zënë edhe pedagogët që vijnë nga Universiteti i Tiranës.
Ndërsa synohet zgjerimi i degëve të këtij filiali, mungesa e mjediseve mësimore vështirëson ecurinë normale të procesit mësimor edhe për vetë 3 degët e çelura deri tani. /Start/
2011-08-25 08:07