E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakavijë, pala greke bllokoi 8 orë kalimin, shkak defekti në kompjuter

GJIROKASTËR-Dogana e Kakavijës ka nisur punën normalisht pas bllokimit prej 8 orësh që pësoi sistemi kompjuterik në palën greke.
Mësohet se sot rreth ores 09:00 ky defekt u riparua dhe pala greke nisi normalisht punën.
Bllokimi i punës nga pala greke u shkaktua rreth ores 01:00 pas mesnate. Kjo gje shkaktoi një amulli në këtë pikë të kalimit kufitar, ku si pasojë e defektit nuk mund të qarkullonte asnjë person dhe automjet nga ana tjetër e kufirit.
Për këtë arsye shumë automjete qëndruan për orë të tëra në radhe deri në momentin që situata u zgjidh, kur inxhinierët përkatës riparuan defektin.

Pika doganore e Kakavijës ka patur këto ditë një fluks të madh qarkullimi, kjo dhe për shkak se shumë emigrantë po kthehen në vendet e tyre të punës në Greqi pas kalimti të pushimeve në atdhe.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›