Përgjaket Bajrami në Kabul, një sulm vetëvrasës vret 37 persona në xhami
Afganistan- Të paktën 37 persona janë vrarë në një sulm vetëvrasës me bombë në një xhami në veri të Afganistanit, thanë zyrtarët.
BBC-ja shkruan sot se më shumë se 40 njerëz u plagosën në sulmin që ndodhi në pjesën e pasme të xhamisë Maymana, kryeqytet i provincës Faryab.
Guvernatori i provincës dhe shefi i policisë thuhet të jetë mes atyre që ndoqen lutjet e Kurban Bajramit, por thuhet se dolën prej andej pa lëndime serioze.
Sakaq raportohet se civilë dhe policë ishin mes personave që humbën jetën në këtë sulm. Dëshmitarët okularë dhe zyrtarët thanë se sulmuesi vetëvrasës iu afrua xhamisë dhe shpërtheu jelekun e tij, pasi mbaroi lutjet e Bajramit.
Korrespondenti i BBC-së në Kabul thotë se nuk është e qartë sesi ai arriti të kalonte të paktën katër pikat e kontrollit të sigurisë të vendosura në xhami.
Zëvendës guvernatori i provincës Abdul Satar Barez i tha agjencisë së lajmeve AFP se sulmuesi vetë ishte veshur me një uniformë të policisë. Sulmet në veri të Afganistanit janë shumë më pak të zakonshme se në jug dhe në lindje, e krahina Faryab është konsideruar të jetë relativisht paqësore.
Megjithatë të paktën 10 vetë u vranë në një incident në prill 2012, kur një sulmues vetëvrasës në një motoçikletë vuri në shënjestër një takim të zyrtarëve pranë tregut të perimeve në Maymana.
Dorina Bilbili/IDEA/