Eposi i Kreshnikeve, ndan Shqiperine me Kosoven Izaura Ndoj
Eposi i Kreshnikeve, eshte projekti qe u iniciua mes Shqiperise dhe Kosoves per tu prezantuar ne UNESCO si trashegimi kulturore ne rrezik. Grupi i punes, i ngritur me vendim te Komitetit Kombetar te Trashegimise Kulturore dhe Shpirterore, rreth nje vit e gjysme me pare, nuk funksionon prej me shume se pese muajsh. Ne kete menyre projekti per ne UNESCO eshte djegur. Por, ajo qe bie ndesh eshte se, iniciuesi dhe kryetari i komisionit pergatitor te projektit, Zymer Neziri, ka pohuar per mediat kosovare se pjesa me e madhe e punes ka perfunduar mbi baza vullnetare, dhe se projekti tani eshte ne fazen perfundimtare. "Projekti eshte ne fazen perfundimtare, dhe pas nje pauze njevjecare kemi vazhduar punen e mbetur. Nga punet e mbetura eshte filmi dokumentar per Eposin. Filmin dokumentar e ka marre persiper ta financoje Ministria e Kultures, kurse kompania e perzgjedhur per realizimin e dokumentarit eshte ajo e Orhan Kerkezit. Po punojme ne realizimin e dokumentarit, dhe besoj se do te realizohet brenda ketij viti", thote Neziri. Nderkaq, studiuesi Vaso Tole pas lajmit per djegien e dosjes ne UNESCO, ka pohuar se do duhen tri vite per te mundesuar Eposin si trashegimi ne rrezik. "Ne pergatitem nje platforme, ku parashikohej permbajtja e dosjes dhe aktivitetet e menduara per gjallerimin e kesaj tradite. Ministria e Kultures vendosi qe per momentin puna te pezullohet, pasi kerkohet nje perfshirje me e madhe e Kosoves ne kete nisme". Ndersa Neziri, bie ndesh pas shume peripecish qe ka kaluar Eposi qe nga viti 2008-te. Sipas tij, finalizimi i ketij projekti, per dokumentarin, do te perfundoje brenda afatit te caktuar. "Pjesa tjeter e mbetur shpresojme te finalizohet ne pranvere, nese Ministria apo Qeveria vazhdojne ta mbeshtesin pjesen financiare te projektit, e cila deri me tani nuk ka qene e mbeshtetur, as perkrahur. Eshte punuar pa mjete financiare, pra, mbi baza vullnetare, ndonese komisioni eshte qeveritar. Ne komision jam pergjegjes edhe une, edhe pse aty kane punuar dhe vazhdojne te punojne edhe dy profesore nga Tirana - profesori Shaban Sinani dhe profesori Vasil Tole", pohon Neziri, derisa shton se ne rast te shfaqjes se problemeve per shkak te statusit te Kosoves, atehere Tirana do te vazhdoje te shtyje projektin perpara edhe ne emer te Prishtines. Sipas Nezirit, projektet zakonisht dorezohen ne UNESCO ne cdo pranvere, keshtu qe deri atehere, respektivisht deri ne muajin mars, edhe projekti per Eposin e Kreshnikeve duhet te jete gati. Eposi i Kreshnikeve eshte nje epos legjendar i perbere nga kenge te ndryshme epike, ku kenget kryesisht shoqerohen me lahute. Zonat ku eposi kendohet jane te shumta ne Shqiperine e sotme. Mendohet se ai eshte i pranishem ne zonat si Malesia e Madhe, Dukagjin, Has e shume rrethe te tjera. Pervec territorit te Shqiperise, cikli kendohet edhe ne zonat e Kosoves, si Peje, Gjakove, Prizren, Decan, Rahovec e te tjere.