E Diel, 1 Nëntor 2026

Arjola Basho, te zhveshesh nga "tabute" Teatrin e Komedise

Aktorja e guximshme qe e shohim ne rolin e prostitutes tek komedia "Harroje dashurine", synon qe pas ekzibicionizmit ne teater, ta shohe veten ne televizion. Ne nje interviste me noa.al, Ariola Basho rrefen prapaskenat e rolit, pasionin per komedine por dhe kembenguljen per dramen e tragjedine. Synimet per te ardhmen dhe planet e tjera...

Nje aktore e pashme dhe e guximshme. E re ne radhet e kolegeve dhe kolegeve qe interpretojne krah saj, por e duhura ne skene. Arjola Basho, vajza sarandiote e diplomuar disa vite me pare per aktrim, ka lene me goje hapur mijera spektatore te Teatrit te Komedise ne Tirane, me nje debutim ndryshe nga sa mund te jete pare ne skenen e teatrit deri me sot. Teksa shohim shfaqjen ku nuk mungojne skena erotike nen paruke, dallon nje rol ekzibicionist. Ndaj ne shfaqjet e kater diteve te fundit te cdo jave ne Teatrin Kombetar te Komedise, Basho "shokon" me rolin e Lires ne komedine "Harroje dashurine". Kritiket ama jane te sigurt per nje gje: "Me veprime te shkatheta dhe te zhdervjelleta, Ariola "zhveshi" nga tabute Teatrin e Komedise.

Si u ndiet ne skenen e teatrit dhe si e vleresoni shfaqjen "Harroje dashurine"?

Normalisht jam ndier shume mire, vepra mbi te gjitha me ka intriguar qe ne fillim eshte nje veper e shkruar nga Erion Kame dhe e vendosur nga Erion Kame, si autor dhe regjisor. Me pas perzgjedhja qe eshte bere qe une te luaj kete personazh qe ka pranuar vete Erioni, perpos edhe kastit qe ka qene aty qe ne fillim kam marre nje impakt te mire dhe jam ndier shume mire. Me vazhdimesine e punes, duke filluar qe nga provat e tavolines qe jane provat e para deri sa arritem ne skene ka qene nje bashkepunim shume i mire, nje eksperience qe do ngelet shume gjate ne memorien time, duke folur edhe per ekipin qe ka luajtur ketu Genci Guga, Helidon Fino, Elia Zaharia, Esi Kame, Xhevair Zeneli, Lulzim Beqja dhe une. Ka qene nje staf shume i mire, kam punuar me nje pergjegjesi te jashtezakonshme. Kemi bere nje pune shume serioze si nga ana regjisoriale edhe nga ana e interpretimit t aktoreve, kjo per vete faktin se Erioni duke qene edhe autor vete, beri qe cdo gje te vinte mire. Por qe ne kemi punuar me saktesi dhe korrektese dhe cdo gje qe kerkohej nga Erioni transmetohej qarte te ne dhe kjo shihet tek te gjitha personazhet, te karakteret qe jane krijuar. Mua me ka lene nje impakt shume te mire, perpos kesaj edhe suksesit qe ka shfaqja, duartrokitjet qe kemi marre nga publiku, vleresimet e profesionisteve per kete shfaqje, ka bere qe suksesi te rritet nga dita ne dite dhe kjo duket edhe ne reagimet e publikut per te pare kete shfaqje.

Pashe te luanit nje rol mjaft te guximshem, ate te nje prostitute i cili eshte vleresuar si per interpretimin, si per impaktin qe jep. Si e keni ndjere veten ne nje rol te tille dhe cilin rol do e ndjenit veten me mire, qofte ne kete shfaqje apo ne ndonje tjeter?

Une kete vit kam luajtur ne nje pjese tjeter qe po bej nje krahasim ne festivalin e regjisoreve te rinj ne fund te 2011-es, ne dhjetor eshte vendosur "Kaligula" ajo u rivendos perseri ne teatrin kombetar me kerkese te Teatrit Kombetar dy net ne shkurt dhe une atje kam patur nje rol goxha te rendesishem pas Kaligules, roli i Kereas ka qene senatorja. Direkt ne momentin qe mora kete rol te prostitutes vij nga nje rol me nje peshe jashtezakonisht te madhe gati rol protagonist mbas Kaligules dhe ne momentin qe une vendosem ne kete rol shikoj nje transformim te vetja ime. Pasi ky personazh me ka dhene mundesine qe te gjej gjera te tjera te vetja ime nderkohe qe duke qene se jam nje karakter i ftohte dhe e terhequr, kjo me ka bere qe te zbuloj pika me te forta te vetja ime. Ju e keni pare qe karakteri im eshte gjate gjithe kohes i transformueshem, nuk ka nje linje por ajo i paraqitet Kujtimit, ne kete rast Gencit ne forma te ndryshme si e si ta manipuloje ta gjeje gruaja ne shtrat me te. Nuk eshte se ajo do te beje seks me te, por thjesht ideja qe ta shikoje gruaja dhe kjo do te paguhet per kete gje. Ndaj perdor menyra nga me te ndryshmet qe nuk jane te thjeshta per t'u bere, po ta marresh ne jeten e perditshme do te duhet nje kohe e caktuar qe te arrish deri ne kete pike. Kurse kjo ka pasur levizjet, nje vajze shume e zgjuar si karakter dhe jo naive por vajze qe kap me ritem dhe shkathtesi te papare, gjithe kohes eshte vigjilente, shikon se si do sillet, cfare do bej, transformimi qe sjell figura domethene. Kjo figure pervec faktit qe nuk ka pozicion shume te madh ne veper por sjell se si transformohet vepra kalon nga ngjarja te pika kulminante qe eshte hyrja e Lires dhe gruas se Rudit qe del tamam se cfare intrige po behet ne kete veper. Lira me ka dhene mundesine qe te gjej disa gjera shume te hollesishme dhe fine te vetja ime duke filluar qe me plastiken e perdorur, transformimin e brendshem psikik, fizik etj.

Ka disa gjera qe une me ka dhene nje lloj veprimi te brendshem, qe cdo aktor do i lakmonte, nje veprim i brendshem i admirueshem.

Cili eshte projekti me i afert i Arjoles?

Per momentin jam e angazhuar te Teatri Kombetar i Komedise akoma nuk kemi perfunduar kontraten. Kam disa projekte per te cilat po diskutohet por akoma nuk jane te vendosura, duan disa kohe.

Ju pame ne nje shfaqje komedi, ne cilin zhaner e gjeni veten me mire?

Une kam luajtur te trija zhanret edhe komedi, edhe drame edhe tragjedi. Une tani jam me emocionet e shfaqjes dhe ndihem akoma e karikuar nga te qenit ne skenen e teatrit te komedise. Pse jo te luaja ne nje komedi tjeter nuk do ishte keq, me cliron, me jep nje lloj energjie pozitive dhe me shume siguri ne vetvete. Jam aktore komike e ndiej veten si te tille, por jam edhe tek tragjedia, edhe tek drama. Une nuk e klasifikoj dot veten, ku kam luajtur e kam gjetur veten, per momentin jam e kenaqur me komedine.

Jeni ne fillimin e karrieres, cili hap apo rol mendoni se do iu skaliste si aktore, per t'iu kthyer ne nje figure qe nuk do harrohej lehte?

Une luajta rolin e Kereas qe nuk ishte rol i thjeshte dhe e vendosur nga nje trup e te rinjve, te luash nje shfaqje te tille nuk e di eshte nje guxim shume i madh. Nuk mund ta them vete qe nese luaj ne kete veper apo ate veper une mund te skalis nje figure. Dhe ne kete shfaqje nga vleresimet e marra nga profesionistet jam ndier e vleresuar, pasi me kane thene qe i kam befasuar me rolin e krijuar. Eksperienca dhe projektet ne vijim ne baze te punes ne teater dhe projektet ne vijim, mendoj se do jete vete koha ajo qe do e krijoje personazhin qe do me skalis, qofte mediatikisht edhe nga ana profesioniste. Jemi ne krijimin e gjerave dhe te karrieres, dhe startin nga ana profesionale.

Sa shfaqje numeroni deri tani?

Kam luajtur te "Antigona" ne festivalin e Butrintit, regjia Mikel Kalemi, "Nene Tereza" ne rolin e misionares Subashini, "Kopshti i Vishnjeve", "Shtrigat e Salemit", "Kaligula", "Sherbetoret" dhe se fundmi "Harroje dashurine".

Sa kohe nga dita juaj merr pergatitja per te dale ne skenen e teatrit?

Varet, une jam gjate gjithe kohes me personazhin, qe kur fillojme provat deri sa finalizojme me permbylljen e shfaqjes mbyllese, une jetoj cdo dite me personazhin. Normalisht qe perpos angazhimeve te tjera qe kam, vertet jeton brenda meje personazhi por kam dhe obligime te tjera. Ne momentin qe dua te vij ne teater jam shume e gezuar dhe vij me nje mendim pozitiv, te luaj ne skene do na prese nje publik i mrekullueshem jemi te gjithe te karikuar mire, i gjithe stafi. Jemi me nje energji pozitive dhe luajme te gjithe me kenaqesi.

Nese do e perfytyronit veten pas disa vitesh ne gjurmet e ciles aktore do donit qe te ecnit?

Perpos respektit te madh qe kam per artistet shqiptare, do te doja te krijoja nje figure te time dhe nuk do doja nje ngjashmeri per nga suksesi. Te suksesshme dhe admirueshme jane duke filluar qe nga Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Drita Pelingu te gjitha jane brezi qe kane pasur sukses te jashtezakonshem ashtu si Yllka Mujo, Luiza Xhuvani etj. Mund te them se jane te suksesshme por nuk dua t'iu ngjaj.

Cili eshte idhulli juaj ne radhet e aktoreve?

Meril Streep eshte nje emer qe une e kam shume te preferuar si aktore, i ndjek te gjitha filmat e saj, i shoh me nje endje se si luan si aktore me pelqen shume. Cfare une shoh te nje aktore, eshte loja e saj, me pelqen. Do te doja te kisha sukses.

Sa te veshtire e shikoni te depertoni ne radhet e aktoreve tashme te konfirmuar bindshem ne treg?

Faktikisht tani ka nje levizje ne teatrin shqiptar, jane krijuar tre institucione qe luhet ne Teatrin Kombetar, Teatri Kombetar i Komedise qe ka 1 vit qe eshte krijuar dhe Teatri i Metropolit. Une kam punuar te Teatri Kombetar dhe i Komedise se fundmi, domethene eshte nje mundesi, te pakten realizohen disa projekte ne vit. Ne qofte se ke pasion ne kete fushe dhe mund te kete mundesi te bejne audicione, mund te kene mundesi qe te luajne, por nuk eshte se jemi te kenaqur, qe domethene se e dime qe une e mbaroj sot kete shfaqje dhe nuk e di se cfare do me prese neser. Nuk eshte nje treg qe ti mund te thuash se une mund te jetoj me kete profesion dhe te gjej hapesirat e mia. Eshte pak e veshtire por ne ndoshta nga pasioni i madh per te qene ne skene na bene qe te ndjekim gjithcka ne kohen qe ndodh, takimet qe mund te kemi me regjisoret dhe aktoret. Shpresojme ne dite me te mira qe te kemi mundesi te luajme dhe qe te krijojme figuren tone, personalitetin tone.

Keni nje pamje te deshirueshme per syrin e publikut, sa mendoni se do t'ju ndihmoje te ecni perpara?

Te ky rol me ka ndihmuar te pakten. Nje nga arsyet eshte edhe pamja qe regjisorit iu duka e pershtatshme por ne nje fare menyre te ky rol i prostitutes i cili ka skena zhveshje duhet nje imazh i mire qe te dale. Kjo me ka ndihmuar te ky personazh, per me tutje nuk e di, ne qofte se regjisoret kane impakt nga pamja ime iu intereson personi im, perpos anes profesionale pse jo mund te me ndihmoje shume.

Sa kohe pas diplomimit ju eshte besuar roli i pare, po ne filma a keni marre pjese?

Une jam diplomuar per aktrim ne 2007-en dhe roli i pare mund te them qe me eshte besuar direkt. Kemi dhene diplomimin ne Teatrin Kombetar me "Kopshtin e Vishnjave" dhe aty me kane pare. "Nene Tereza" ka qene pjesemarrja e pare ne rolin e misionares indiane Subashini. Ky ka qene roli i pare, pastaj ka kaluar me role te tjera dhe mendoj se Subashini ka qene nje rol mjaft i mire edhe pse nuk pati jehonen e duhur. Kam luajtur ne nje serial "Radio Radio" dhe ne nje film me metrazh te shkurter. Kam pasur deshire qe te punoje, por realizimi i filmave eshte shume i paket me shume ka shfaqje ne teater... pse jo kam deshire te jem pjese e stafit televiziv e ndiej qe mund ta bej.

Cili do ishte ai rol qe mund t'iu trembte por nga deshira e madhe do sakrifikonit per ta bere?

E kisha ne fakt nje rol te tille, rolin e Kereas tek i cili ka qene nje senator mashkull qe e transformoi regjisorja ne femer. Me trembte shume ne momentin e pare qe une e mora ate si rol kam qene gjate gjithe kohes ne tension.

dicka per origjinen tuaj, familjen....

Origjina ime nga ana e babait eshte nga Gjirokastra, nena sarandiote lindur dhe rritur ne Sarande. Familja ime perbehet nga nena dhe tre motrat, babai nuk jeton me, une jam me e vogla ne familje.

Dhe c'mund te na thoni per anen tuaj sentimentale?

Sa i perket jetes personale, per momentin ndihem shume mire. Duke filluar edhe nga gjendja shpirterore qe marrim impaktin nga shfaqja edhe nga ambient qe me rrethon, njerezit qe une shoqerohem dhe rri, me bejne te ndihem mire.

Kujt i detyroheni per suksesin e arritur te "Harroje dashurine?

Falenderoj jashtezakonisht regjisorin Erion Kame per punen dhe per vepren qe ai ka shkruar, nje veper shume e mire edhe e falenderoj edhe drejtorin e Teatrit Kombetar Kastriot Cipi na ka krijuar kushte shume te mira dhe kemi punuar qetesisht dhe kemi bere ate qe duhet. Falenderoj dhe gjithe stafin qe ka punuar ne kete shfaqje jam shume e kenaqur qe kam marre pjese ne kete shfaqje ne Teatrin Kombetar te Komedise.

Rreth rolit dhe shfaqjes

Ne kete shfaqje, nje biznesmen, Kujtimi zbulon se e shoqja e tij Marina e tradhton dhe i tronditur nga kjo ngjarje peson aksident me makine. Pasi kalon fazen kritike ai permednet por ka humbur kujtesen e 15 viteve te fundit, ku nuk mban mend as gruan. Ne kete moment hyn ne skene Arjola Basho ne rolin e Lires, e cila interpreton si prostitute e paguar nga i dashuri i gruas se biznesmenit Rudi, i cili perpiqet te marre Marinen. E veshur ne menyre provokuese me te brendshme te kuqe dhe me veprime erotike Arjola-Lire la pa fjale nje publik te tere, kur tenton te joshe Kujtimin deri ne momentin qe i kap mat Marina ne pozicion vertete te nxehte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›