“Përgjigje për dashurinë”, në kujtim të Dritan Çelës
“Përgjigje për dashurinë”, ky është titulli i librit me një autorësi të pazakontë, brenda së cilit 60 autorë kanë shkruar atë çfarë ata kanë ndjer në kujtim të jetës dhe veprës së përkthyesit dhe shokut të tyre Dritan Çela.
Në ceremoninë përkujtimore të 5 vjetorit të vdekjes së Dritan Çelës, të birit të shkrimtarit të madhe Zija Çela merrnin pjesë figurat më të shquara të letrave shqipe, familjare miq dhe shokë. I pranishëm në këtë ceremoni për të nderuar kujtimin e tij ishte edhe kryeministri i vendit Sali Berisha.
Kryeministri Berisha, duke vlerësuar talentin e shkëlqyer të Dritan Çelës në fushën e përkthimit, i përjetësuar në gjuhën shqipe përmes disa kryeveprave të letërsisë Europiane, u shpreh se “Dritani meritonte të jetonte shumë më gjatë, meritonte të krijonte më shumë, por aq sa la, fitoi përjetësinë”.
Pak vite më parë shkrimtari Zija Çela shkroi librin për dashurinë e cila u botua pas vdekjes ndërsa këtë libër të titulluar “përgjigje për dashurinë” autorët e kanë cilësuar si replikë ndaj librit të shkrimtarit Çela. Dritan Zija Çela ishte një nga përkthyesit më të mirë të letërsisë italiane. Edhe pse nuk ishte përkthyes profesionalist ai ka arritur të përkthejë një numër të konsiderueshëm vëllimesh të letërsisë së shekullit të 20.