Pergjigjen per letren e Kadarese e ka shkruar... Sali Berisha

Kush e ka shkruar letren-pergjigje per Ismail Kadarene Ajo ishte nenshkruar me emrin e Lulzim Bashes por nje krahasim mes tekstit te saj dhe disa fjalimeve te ketyre diteve te Sali Berishes nxjerr te dhena vertet impresionuese. Me poshte ndodhen ne rend krahasimor teksti i letres-pergjigje per z. Kadare dhe pjese nga fjalimet e kryetarit te PD-se Berisha. Me shume gjasa letren per Kadarene e ka shkruar Sali Berisha.
Basha ne letren-pergjigje per Kadarene Ky shqetesim i perbashket duhet te na preokupoje te gjitheve. Ndaj perfitoj nga kjo mundesi te paraqes kendveshtrimin tim mbi faktet...
Sali Berisha data 10 maj Qetesia dhe paqja gjate procesit te numerimit eshte shqetesimi im dhe bashkerisht duhet te na preokupoje te gjitheve. Perfitoj nga rasti te ndjekim me kujdes zhvillimet dhe te flasim me faktet qe jane brenda kutive...
Basha ne letren-pergjigje per Kadarene Ne keto zgjedhje kane votuar me shume qytetare te Tiranes se asnjehere tjeter ne historine e saj...
Berisha date 10 maj Ne keto zgjedhje kemi nje votim masiv prane kutive kane shkuar shume me teper qytetare te Tiranes... me shume se asnjehere tjeter ne historine e votimeve ne Shqiperi ne 15 vitet e fundit.
Basha ne letren-pergjigje per Kadarene Votuesit e kane shprehur tashme vullnetin e tyre dhe institucionet perkatese jane duke bere nderkohe numerimin e votes.
Berisha 11 maj Votuesi shqiptar e ka shprehur vullnetin e tij te lire me voten e tij tashme e kane fjalen institucionet perkatese qe po bejne numerimin e votave.
Basha ne letren-pergjigje per Kadarene Qytetaret kane vendosur se kush e ka fituar kete gare dhe se kush do te vijoje te administroje qytetin.
Berisha 11 maj Qytetaret e kane vendosur me voten e tyre se kush eshte fituesi po presim te shikojme se kush do te administroje qytetin e Tiranes ne vazhdim.
Basha ne letren-pergjigje per Kadarene Une kam vendosur te respektoj te gjitha procedurat normative qe parashikon procesi i numerimit te votes ne respekt te shtetit ligjor...
Berisha 12 maj Ne kemi vendosur te respektojme te gjitha procedurat dhe aktet normative qe parashikon ligji gjate procesit te numerimit te votes se qytetareve.
Basha ne letren-pergjigje per Kadarene Ne po veprojme ne respekt te shtetit ligjor duke frymezuar nje qendrim paqesor qytetar dhe ne sherbim te stabilitetit e paqes sociale.
Berisha 12 maj Ne po mbeshtesim shtetin ligjor duke treguar qendrim qytetar dhe jemi frymezues te stabilitetit paqesor ne vend.
Basha ne letren-pergjigje per Kadarene E gjithe filozofia e fushates sime eshte mbeshtetur ne degjimin dhe dialogun e drejtperdrejte me qytetaret.
Berisha 13 maj Filozofia e fushates tone si koalicion eshte mbeshtetur ne bashkebisedimin dhe dialogun e drejtperdrejte e te hapur me qytetaret.
Basha ne letren-pergjigje per Kadarene Sot e kam te pamundur te mbys zerin e mbi 124 mije qytetareve te cilet i jane pergjigjur pozitivisht planit dhe projektit tim per shnderrimin rrenjesor te kryeqytetit te shqiptareve qe mjerisht po perjeton nje kolaps urban mjedisor dhe mund te themi ekzistencial.
Berisha 14 maj Ne do te numerojme cdo vote sepse mos numerimi na ngarkon me pergjegjesi per shkeljen e votes se tyre per mbytjen e zerit te qytetareve mbasi ata i jane pergjigjur platformes tone per shnderrimin rrenjesor te Tiranes kryeqytetit te cdo shqiptari qe mjerisht gjendet ne kolaps urbanistik mjedisor e inekzistent si qytet traditash e vlerash.
Basha ne letren-pergjigje per Kadarene Nuk jam une ai qe vendos nese do te behem apo jo kryetari i ardhshem i Bashkise. Ky eshte vendimi i votuesve dhe une nuk kam asnje te drejte qe ne asnje rrethane te braktis zgjedhjen qe ata kane bere.
Berisha 14 maj Nuk jemi ne qe vendosim se kush do te jete kryetari i Bashkise. Kete e kane vendosur qytetaret e Tiranes me vote. Ne do respektojme vendimin e votuesve dhe nuk kam asnje tager e asnje te drejte te braktisim zgjedhjen qe ata kane bere me vote duke u terhequr nga ky vendim popullor.
Basha ne letren-pergjigje per Kadarene Dhurimi ne tavoline ose pazaret ne favorin tim apo te kundershtarit e demtojne ate. Me mire nje gare deri ne voten e fundit sesa nje gare e munguar.
Berisha 15 maj Dhurimi i fitores ne tavoline per kundershtarin eshte nje krim ndaj votes. Pazaret e tavolines ne favorin e njerit apo tjetrit kandidat demtojne procesin dhe demokracine. Ne kemi vetem nje qendrim te vazhdojme nje gare deri ne voten e fundit e jo nje gare false qe nuk ekziston.
Basha ne letren-pergjigje per Kadarene Duke u terhequr une fyej votuesit komisioneret ligjvenesit ligjet gjykatat dhe vete demokracine. Me terheqjen per shkak te presioneve politike i bie te mos behen me zgjedhje ne Shqiperi.
Berisha 16 maj Po ne nuk terhiqemi mbasi duke u terhequr nuk bejme gje tjeter vecse cenojme voten e lire ofendojme dhe zhgenjejme votuesit komisionaret. Po pranuam terheqjen nuk bejme gje tjeter vecse nxjerrim jashte loje ligjvenesit shkelim rende ligjet shperfillim gjykatat ndeshkojme demokracine. Po u terhoqem perballe presioneve politike e atyre te rruges qe na bene opozita eshte njesoj sikur me kete akt te ligjerojme qe te mos kemi me zgjedhje ne Shqiperi.
Basha ne letren-pergjigje per Kadarene Vertet mund te shpresohet te kalohet me lehte nje sfide imediate por me cmimin e madh te renies se demokracise. Sistemi yne demokratik eshte me mire te perballoje sfida te veshtira sesa te shpalle se perfundimisht nuk ben dot zgjedhje.
Berisha 17 maj Por kjo terheqje nga lufta per mbrojtjen e votes se qytetareve ka si cmim renien dhe eliminimin e demokracise. Ne kemi tashme nje sistem te fuqishem demokratik e ligjor te afte per te perballoj sfida te veshtira duke mos rene viktime e qellimit te opozites per te pranuar qe qeveria jone nuk eshte ne gjendje te realizoje zgjedhje me standarde.
Basha ne letren-pergjigje per Kadarene Une nuk mendoj se instalimi i nje pushteti qe do mbante peng kryeqytetin ne kundershtim me vullnetin e zgjedhesve eshte me europian dhe demokratik sesa rotacioni politik qe eshte baza e cdo demokracie.
Berisha 18 maj Pushteti vendor ne kryeqytet nuk mund te mbahet peng me presione rruge ne kundershtim me vullnetin e shprehur te qytetareve. Rotacioni politik i pushtetit eshte baza e cdo demokracie.
Basha ne letren-pergjigje per Kadarene do terheqje e imja ne keto kushte jo vetem do te ishte nje akt antidemokratik por besoj se nuk do te pranohej as nga rivali im per Bashkine e Tiranes sepse per pasoje edhe legjitimiteti i vijimit te kryetarit aktual te Bashkise do te ishte i kompromentuar.
Berisha 19 maj do pazar ne tavoline per mandatin e Tiranes se pari do te ishte nje akt antidemokratik dhe une nuk e pranoj mbasi rivali yne per Bashkine e Tiranes do te dilte figure e kompromentuar perpara anetaresise dhe udheheqjes se PS por dhe legjitimiteti i votes se pamerituar do ta bente nje kryetar me figure te kompromentuar
Basha ne letren-pergjigje per Kadarene Jam i bindur se rrethimi i institucioneve kercenimet me djegie dhe kryengritje apo pushteti i rruges nuk jane me te pranueshme sesa votimi i lire numerimi i votes se vlefshme dhe vendimet e institucioneve.
Berisha 20 maj Jam i bindur plotesisht se rrethimi i institucioneve kercenimet me djegie dhe kryengritje te rruges per te mbajtur pushtetin bien ndesh moralisht dhe ligjerisht me votimin e lire me numerimin transparent te votes se vlefshme dhe vendimet e institucioneve Kushtetuese.
Basha ne letren-pergjigje per Kadarene Une respektoj vullnetin e te gjithe atyre qe kane votuar pro meje qe kane votuar per nje ndryshim thelbesor ne Tirane si edhe ata qe kane votuar kunder duke lexuar dhe respektuar cdo vote te tyre respektoj ata qe po presin me qytetari pa dhune pa presion si qytetare te vertete europiane.
Berisha 21 maj Ne respektojme vullnetin e te gjithe atyre qe kane votuar per kandidatin Basha dhe koalicionin sepse ata kane votuar per nje ndryshim thelbesor ne Tirane. Pershendes dhe respektoj ata banore te Tiranes qe po presin rezultatin me qytetari pa dhune pa presion si europiane te vertete.
Basha ne letren-pergjigje per Kadarene Jam i gatshem te takoj kudo e kurdo rivalin tim per Bashkine e Tiranes per nje pakt moral dhe qytetar per respektimin e ligjit per te pritur me qetesi vendimin e institucioneve per ti dhene fund gjuhes se dhunes dhe per te pranuar verdiktin e qytetareve te shprehur me vote.
Berisha 22 maj Une respektoj rezultatin kete kerkoj dhe nga rivali qe te respektoj voten kjo tregon respektimin e ligjit dhe kete gje ta beje duke pritur me qetesi vendimin e institucioneve per ti dhene fund gjuhes se dhunes dhe per te pranuar verdiktin e votes se qytetareve.