E Diel, 1 Nëntor 2026

Der Standard Shqiptaret duhet te shpetojne prej ketyre politikaneve qe kane. Urgjent

Gazeta austriake Der Standard i ka kushtuar serish nje analize situates paszgjedhore ne Shqiperi duke theksuar se vendimi i KQZ-se qe nxori fitues kandidatin demokrat Lulzim Basha duke permbysur rezultatin e meparshem qe i jepte fitoren Edi Rames jo vetem qe eshte i paqarte nga ana ligjore por edhe i motivuar politikisht.

Pasi shefi i opozites Edi Rama ishte perpara me 10 vota ne zgjedhjet per kryebashkiak Komisioni i Zgjedhjeve vendosi qe te numeronte votat e hedhura ne kutite e gabuara. Dhe shikoni cndodhi papritur kandidati i mazhorances Lulzim Basha del perpara. Vendimi i Komisionit Zgjedhor ishte i motivuar politikisht.

Nese Basha do te ishte fitues qe ne fillim me shume gjasa nuk do te kishte levizur askush gishtin. Nje reference ligjore e paqarte u perdor per te ndryshuar rezultatin. Zgjedhjet lokale ne Shqiperi treguan mbi te gjitha se institucionet kontrollohen nga partite. Demokratet nen kryeministrin Sali Berisha dhe socialistet nen kryebashkiakun Rama kujdesen me klientelizmin e tyre qe administrata te jete e varur dhe te mos kete besim tek shteti.

Rezultatet e zgjedhjeve reflektojne fort edhe se kush ka me shume para.
Ne fund komenti percjell nje fraze se nuk mund te pritet qe nje analize gjaku te dale pozitive nese ajo behet ne nje trup kaq te semure. Analiza e gazetes austriake Der Standart mbyllet me konkluzionin pesimist...

Shqiperia eshte nje demokraci pa politikane qe te dine te mendojne ne menyre demokratike ne drejtim. Hapi tjeter per shqiptaret duhet te jete qe te mesojne sesi te shpetojne prej tyre. Urgjent



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›