Përgjimet/ Drejtori i Rinasitnë trafikun e klandestinëve
Të tjera rreth shkrimit Shoferi i Hoxhës, i dënuar në 2006
TIRANE- Drejtori i aeroportit të Rinasit, Fatjon Hoxha, ka falsifikuar dokumentet zyrtare, duke bërë punonjës, shtetas të ndryshëm vetëm për t’i dërguar jashtë vendit.
Sipas dosjes së prokurorisë, të publikuar sot ekskluzivisht në gazetën “Shqiptarja.com” klientët ia sillte shoferi i tij, Ismail Gërbi, i dënuar edhe më parë për falsifikim dokumentash.
Drejtori i aeroportit të Rinasit është marrë i pandehur nga Prokuroria e Tiranës, pas provave të shumta që e lidhin me shpërdorimin e detyrës dhe falsifikimin e dokuementeve zyrtare.
Hoxha është pjesë e një zinxhiri të gjatë bashkëpunëtorësh, që sipas propurorisë, në vitin 2010 kalonin në vendet perëndimore shtetas shqiptarë, duke i pajisur me dokumente false dhe madje edhe duke falsifikuar viza Shengen. Si provë, prokuroria ka përgjimet e bisedave mes të pandehurve, mes të cilëve është edhe ish-shoferi i drejtorit Hoxha, Ismail Gërbi, i cili ishte edhe personi i kontaktit për shtetasit që donin të shkonin jashtë me dokumente false.
(Ne shkrimin e sotëm të gazeta Shqiptarja.com do të keni të zbardhura telefonatat që tregojnë kalimin e shtetasve me dokumente false)
( ne foto: Dosja e prokurorisë për Fatjon Hoxhën dhe pika e kontrollit
të pasaportave në Rinas)
(sg/shqiptarja.com)