Mediat: OSBE pakt me serbët për zgjedhjet në Kosovë
PRISHTINE - Misioni ndërkombëtar në Kosovë, OSBE ka bërë marrëveshje direkte me Qeverinë e Serbisë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare serbe në Kosovë, shkruan gazeta kosovare Zëri.
Sipas kësaj gazete, e cila është bazuar në disa burime ndërkombëtare, kjo marrëveshje është bërë mes të Qeverisë së Serbisë dhe OSBE-së, të shtunën.
"OSBE do të organizojë zgjedhjet parlamentare serbe në Kosovë. Marrëveshja është arritur të shtunën mes OSBE së dhe Qeverisë së Serbisë", tregojnë këto burime.
Arritjen e kësaj marrëveshjeje e ka konfirmuar edhe i ashtuquajturi ministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç.
"Po, është e vërtetë. Kemi arritur marrëveshje me OSBE-në. Ata do të merren me organizimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Kosovë. Kaq mund të them për momentin", tha Bogdanoviç.
(er.nu/BalkanWeb)