Pergjimet Imami Te ngrihet komision hetimor

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami pas daljes nga mbledhja e së mërkurës e
Komisionit të Sigurisë, deklaroi për mediat se akuzat e opozitës për
përgjime ndaj saj dhe diplomatëve të huaj nuk qëndrojnë, ashtu sikurse
nuk qëndroi edhe akuza për trafikim armësh.
"Nuk ka të tilla gjëra, por për çdo element që është i lidhur me konfidencialitetin dhe sekretin, do të duhet të ngrihet një komision me njerëz të besuar që të betohen për sekretin dhe të dalin me deklaratë të përbashkët. Të ngrihet komision, drafti është gati dhe të vërtetohet që ne nuk punojmë në këtë drejtim, punojmë kundër terrorizmit me ushtri të NATO. Nuk i kemi këto kapacitete. Sa i takon provokimeve që janë përgjuar edhe diplomatë nuk shkon, nuk jemi në kohën e traktatit të Varshavës, por edhe kjo tullumbace e dytë do të plasë”, tha Imami.
Ndërkohë që mbledhja e sotme në Komisionin e Sigurisë është zhvilluar me debate të ashpra.