E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përgjimet, dorëhiqet gjyqtari i 21 janarit

TIRANE-Ibrahim Hoxha, gjykatë si i caktuar nga shorti për të gjykuar dosjen në ngarkim të të pandehurit Armando Kasaj, i akuzuar se ka fshirë serverin e kamerave të Kryeministrisë më 21 janar, ka paraqitur dorëheqjen pak ditë më parë pranë Kryetarit të Gjykatës. Në këtë kërkesë mësohet se, Hoxha bën të ditur se nuk mund të gjykoj këtë dosje pasi gjatë hetimeve paraprake ai ka gjykuar një kërkesë të paraqitur nga organi i akuzës, duke autorizuar përgjimin e të pandehurve të 21 janarit. Më konkretisht, bëhet fjalë për një kërkesë për mbajtjen nën përgjim të bisedave të të pandehurve dhe sipas ligjit, ky gjyqtar nuk mund të gjykoj sërish të njëjtët të pandehur. Ndërkaq, kërkesa e dorëzuar nga ana e gjyqtarit Ibrahim Hoxha pritet të shqyrtohet nga ana e Kryetarit të Gjykatës së Tiranës dhe nëse ai konstaton shkelje, atëherë dosja do të hidhet sërish në short, nga ku do të përcaktohet një tjetër gjyqtar që do të gjykojë dosjen në ngarkim të të pandehurit Armando Kasaj. (me teper lexoni sot ne Gazeta Shqiptare).

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›