'Presidenti', Berisha-Nano, takimi në kryeministri javën tjetër
TIRANE-Kryeministri Sali Berisha ende nuk ka fiksuar në axhendën e tij datën e saktë të takimit me ish-kryeministrin socialist Fatos Nano.
Burime zyrtare pranë kryeministrit bëjnë të ditur për “Gazeta Shqiptare” se ndonëse nuk ka një datë të caktuar për takimin me ish-kreun e PS-së ajo që dihet paraprakisht është se ai do të realizohet në godinën e Këshillit të Ministrave ose në “Pallatin e Brigadave” duke shmangur kësisoj takimet në hollet e hoteleve apo ambjentet e restoranteve luksoze në kryeqytet. Megjithatë vend-takimi ende nuk është përcaktuar përfundimisht pasi në momentet e fundit mund të zgjedhin një vend jashtë godinës qeveritare sikundër mund të jetë Pallati i Brigadave.
(d.b/BalkanWeb)