Pergjimet zbardhin vrasjen e 97-es
Vlore- Pergjimet ambientale dhe telefonike zbardhin ekzekutimin e vitit 1997 ne qytetin e Vlores, pak jave pas trazirave. Dosja e mbyllur ne vitin 2002 nga gjykata dhe prokuroria per mungese provash, duke i dhene pafajesine te dyshuarit Zamir Memi, per vrasjen e Ali Alizotit, rikthehet gjashte vjet me pas, me nje rihetim dhe zbulim te skemes dhe autorit. Behet fjale per disa deshmi shtese te personave kyc ne ngjarje dhe te pergjimeve qe jane kryer nga agjentet e zyres se Krimeve te Renda dhe Vrasjeve ne Policine e Vlores, qe prej fundit te vitit 2008. Gjykata e Faktit eshte bindur qe te jape masen e sigurise "arrest me burg" per 38-vjecarin Memi, banues ne Tirane dhe qe vuan nje tjeter denim per vrasje ne burgun e Vaqarrit. Lajmin e konfirmuan burime zyrtare nga policia vendore gjate dites se djeshme.
Ekzekutimi ne muajin prill 1997 i Ali Alizotit ka ardhur pas nje konflikti mes grupeve rivale ne qytet, ndersa i dyshuari vinte nga qyteti i Tiranes. Ishte nje nder krimet e para, te ndodhura ne qytetin e kthyer ne nje arene luftimesh gjate trazirave. Zedhenesi i policise se Vlores, Saimir Kociaj, tha dje per gazeten "KJ" se krimi ndodhi me 21 prill ne lagjen "Partizani", prane spitalit te qytetit. Ali Alizoti ishte banues ne Sarande. "Hetimi per gjetjen e autorit te kesaj vrasje nisi ne 1999, por u pushua per mungese provash ne vitin 2002", tha Kociaj.
Vetem ne vitin 2008 prokuroria dhe policia munden te rihapin dosjen dhe te vijojne hetimin. Pas nje sere veprimesh u mundesua identifikimi i autorit te kesaj vrasje, qe eshte 38-vjecari nga kryeqyteti, Zamir Memi. Ekzekutimi eshte bere ne bashkepunim dhe me arme zjarri automatike. "Masa "arrest me burg" e dhene nga Gjykata e Vlores per te dyshuarin Zamir Memi eshte ekzekutuar menjehere dhe do t'i shtohet mases se denimit te cilen ai, po e vuan aktualisht ne burgun e Vaqarrit ne Tirane per nje tjeter vrasje", thane burime zyrtare.
Ne kerkim te bashkepunetoreve
Memi ka qene vetem 27-vjec ne kohen kur ka kryer krimin ne qytetin bregdetar dhe dyshohet se ka pasur nje konflikt mes tij dhe viktimes, por motivet e verteta mbeten ende mister. "Aktualisht po hetohet per te gjetur bashkepunetoret e tjere ne kete ngjarje", perfunduan deklaraten zyrtare te Policise se Vlores.
Ornela Hila