"Shteti na vrau djemte ne 9 janar"
Shkoder- Familjaret e viktimave te tragjedise se 9 janarit 2004 ne Karaburun, kerkojne gjetjen e fajtoreve per vdekjen ne ujerat e detit Adriatik, te te afermve te tyre. Sot mbushen 5 vjet nga mbytja e 28 personave qe udhetonin ne bordin e nje skafi, tete prej te cileve nuk jane gjetur ende. Nikoll Mhilli, kreu i shoqates "9 Janari" ne Shkoder, qytet nga i cili ishin pjesa me e madhe e viktimave, kerkon nga qeveria qe te zbardhet ngjarja dhe te vihen ne banken e te akuzuarve ata qe thuren tragjedine. Perfaqesia e shoqates dhe familjaret, kerkojne qe te zhvillohet gjyqi me qellim qe te kryhet i plote procesi i hetimit te ngjarjes, ku dyshohen se jane te perfshire edhe ish-zyrtare drejtues ne ate kohe. Po keshtu prej nje viti, eshte paralajmeruar dergimi i ceshtjes ne Strasburg, ndersa shperblimi i marre eshte shume me pak nga ai i kerkuar.
"Makina shteterore, ne bashkepunim me mafien, shkaktuan tragjedine e Karaburunit", shprehet Mhilli per gazeten "Koha Jone" ne kete 5-vjetor te perkujtimit te ngjarjes tragjike, e dyta pas asaj te Otrantos 1997. Bashke me familjaret e viktimave, ata perserisin akuzat, dhe se nuk do te reshtin asnjehere se kerkuari drejtesi. "Shume njerez qe e dine tragjedine e kesaj nate, jane te gatshem te deshmojne. Por drejtesia asnjehere nuk i ka lejuar apo kerkuar", vijon Mhilli. Kete situate ai e shpjegon me faktin se "deshmitaret duhet te heshtin, kurse te mbijetuarit te humbin kujtesen, ose te largohen sa me pare nga vendi". Kreu i shoqates akuzon edhe ish-ministrat, deri tek ish-Presidenti i asaj kohe, per vonesen ne ndihmen e dhene ndaj viktimave, qe gjendeshin mes rrezikut ne det. Po keshtu edhe ne vleresimin e pas tragjedise, duke reaguar vetem shume dite me pas, dhe lene ne harrese kete ceshtje. "Ne jemi te zhgenjyer nga kjo situate dhe premtimet boshe te pushtetareve. Kerkojme gjetjen e trupave te te humburve", jane shprehur familjaret e 8 viktimave, qe ende nuk dihet se ku jane. Pas ngjarjes u hodhen zera se tre prej tyre kishin hipur ne nje helikopter italian, por me pas shenje jete nga te humburit, apo asnje informacion zyrtar nuk u dha. "Drejtesia dhe shteti jane indiferente, por ne do i shkojme ceshtjes deri ne fund", perfundoi Mhilli.
Akuza "Gjykata na kerkoi leke"
"Gjykata na ka kerkuar nga 1 milion leke te gjitha familjeve te viktimave, per te zhvilluar gjyqin, duke u justifikuar se kjo shume marramendese i nevojitet per shpenzimet". Keshtu shpjegon kreu i shoqates, Nikoll Mhilli, rrezimin e kerkese-padise ndaj Ministrise se Brendshme dhe Mbrojtjes per neglizhencen e treguar me 9 janar, per te shpetuar mbi 30 persona ne bordin e skafit te vdekjes. Nderkohe qe procesi gjyqesor per gjetjen e 8 te humburve eshte mbyllur, duke i deklaruar te vdekur, ende pa gjetur trupat e tyre ne fund te detit Jon. Kjo ceshtje sipas Mhillit ka shume dilema dhe paqartesi, qe lihen ne heshtje nga vete shteti dhe drejtesia.
Rudina Llazari