E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk e perfshijne ne ndihmen ekonomike, bastis arken e komunes

SKRAPAR- Hakmerret ndaj komunes, pse nuk u perfshi ne listen e familjeve qe perfitojne ndihma ekonomike. Ardi Zyko, 34-vjec, banues ne fshatin Gjerbes, te komunes me te njejtin emer ne rrethin e Skraparit, eshte ndaluar mengjesin e djeshem nga uniformat blu, nen akuzen e vjedhjes me thyerje. Burime zyrtare bene me dije se i dyshuari ka bastisur kasaforten e institucionit vendor, mbremjen e dy diteve me pare, duke marre shumen prej 1.27 milione leke qe ishte caktuar per t'iu shperndare familjeve ne nevoje. Pas ndalimit dhe marrjes ne pyetje, Zyko ka deshmuar edhe motivin qe e shtyu per te kryer kete krim. "Une kisha aplikuar per ndihme ekonomike, pasi jam i papune dhe kjo e drejte me takon, por komuna ma refuzoi kerkesen. I pakenaqur nga ky vendim vendosa te bastisja arken", ka thene 34-vjecari para hetuesve. Nga verifikimet e kryera ne vendngjarje pas denoncimit te drejtuesve vendore, eshte konstatuar se dera kryesore e godines ishte demtuar me mjete te forta dhe po keshtu arka ku mbaheshin parate, ne zyren me te njejtin emertim. Ngjarja ka ndodhur oret e pasdites dhe kane qene te paret banoret e fshatit, qe vune ne dijeni zyrtaret dhe me pas policine. Punonjesit deklaruan se dera e komunes, ishte mbyllur pas perfundimit te orarit zyrtar, nderkohe qe ekspertet moren edhe gjurmet e gishtave ne vendngjarje duke bere krahasimet daktiloskopike.

Komuna

Zyrtare te komunes Gjerbes, hodhen dje poshte deklarimet e te dyshuarit Ardi Zyko, baba i dy femijeve, se nuk ishte perfshire padrejtesisht ne listen e familjeve per asistence. "Familja Zyko nuk plotesonte kriteret", ishte shpjegimi i dhene. Policia sekuestroi leket dhe mjetet me te cilat u krye krimi.

E. Hazizolli


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›