Përgjithmonë në Barcelonë

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi ka insistuar se nuk do të luante kurrë për rivalin kryesor, Real Madrid. Pas komenteve të yllit të gjigantit madrilen Cristiano Ronaldo, i cili më herët gjatë javës nuk kishte përjashtuar mundësinë që një ditë të luajë për klubin nga Nou Camp, Messi ka deklaruar se ai nuk e sheh veten në ngjyrat e Realit apo të ndonjë klubi tjetër përveç Barcelonës.
“E vërteta është se nuk mund ta paramendoj veten në Real Madrid apo cilindo klub tjetër. Jam shumë i lumtur në Barcelonë dhe nëse do të varej nga unë, do të vazhdoja këtu për shumë vite tjera”, tha 22 vjeçari për të përditshmen sportive katalane Sport.
Madje ylli argjentinas ka shprehur gatishmëri të pensionohet në Barcelonë. “Edhe pse është e vërtetë se kurrë nuk mund të parashikoni atë që mund të ndodhë në futboll, unë insistoj se dua të mbetem në Barcelonë deri në përfundim të karrierës si futbollist, ndoshta edhe më tepër”, u shpreh Messi.