Përgjysmimi i taksave për makinat, Rrushaj: Në ndihmë të qytetarëve, PS: Bëhet për arsye politike
TIRANE - Pas miratimit nga Këshilli i Ministrave pak ditë më parë, vendimi për përgjysmimin e taksave për makinat e përdorura u diskutua sot në Komisionin e Ekonomisë. Zv/ministri i Financave Alfred Rrushaj shpjegoi në Komision përfitimet që do të kenë familjet shqiptare nga ky vendim, si dhe efektin që do të sjellë ky ligj në buxhetin e shtetit.
“Kjo nismë bëhet në ndihmë të familjeve shqiptare. Efekti në buxhet është 2.5 miliardë lekë.”- deklaroi Rrushaj.
Nga ana tjetër, deputetja e PS-së Mimi Kodheli deklaroi se vendimi për përgjysmimin e taksave të makinave të përdorura është bërë vetëm për qëllime politike, në prag të zgjedhjeve të qershorit.
Ndryshimi parashikon përgjysmimin e taksës fikse për karburantin, nga 25 në 12.5 për naftën dhe nga 20 në 10 për benzinën. Formula e llogaritjes së taksës vjetore shumëzon cilindratën e motorit të makinës me koeficientin e vjetërsisë dhe me taksën fikse për llojin e karburantit. Përgjysmimi i kësaj të fundit sjell rrjedhimisht përgjysmimin e pagesës për çdo makinë. Përgjysmimi i taksës vlen edhe për të gjitha mjetet e tjera, pasi në ligj nuk është parashikuar përjashtimi i tyre. Kështu, krahas veturave dhe furgonëve, përfitojnë edhe kamionët apo autobusët.
(er.nu/BalkanWeb)