E Enjte, 5 Nëntor 2026

Përhapja e koronavirusit, Rama i përgjigjet Metës: Je shpërdorues i funksionit të presidentit!

Deklarata e presidentit Ilir Meta se “Jemi drejt katastrofës me pandeminë” ka sjellë regimin e kryeministrit Edi Rama. Duke folur në qytetin e Vlorës ku ka nisur vaksinimi i stafeve mjekësore me vaksinën antiCovid, kryeministri Rama tha se “Presidenti ka kohë që s’është më President, por shpërdorues i funksionit të presidentit në funksion të ndërmarrjes që drejtohet nga e shoqja”. Vjen në Vlorë natën fshehurazi, shkon lart e poshtë, natën, shfaqet në makina pa protokollin përkatës, takon njerëz, por me sa duket jo dhe aq shumë dhe i duket e zbrazur Shqipëria se tani njerëzit s’besojnë më tek LSI. E mirëkutoj se zgjedhjet do jenë një katastrofë për LSI!” tha zoti Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›