Periferia e Tiranes, 4 dite pa uje dhe drita
Periferia e Tiranes, pikerisht pjesa perendimore e saj, por edhe fshatrat perreth gjate ketyre diteve do te ndiejne mungesen e ujit te pijshem. Kjo, pasi Ndermarrja e Ujesjelles-Kanalizimeve ka nisur dje punimet ne stacionet e pompimit, ne menyre qe te permiresohet furnizimi me uje i ketyre banoreve. Kjo nderhyrje per pasoje do te sjelle edhe mungese te energjise elektrike pasi UKT i ka kerkuar OSSH-se, mos furnizim te zones me energji elektrike gjate paradites, pikerisht nga ora 8.00 e mengjesit deri ne 17.00 pasdite, kohe kur do te kryhen punimet ne depo. “Kjo eshte nje nderhyrje shume e domosdoshme pasi, stacionet e pompimit duhet te rinovohen here pas here ne menyre qe te mos dalin jashte funksionit. Duke qene se kjo eshte nje zone e mbipopulluar me biznese por edhe me familjare u pa e udhes nderhyrja e cila per kater ditet ne vijim do te sjelle probleme ne furnizimin me uje te pijshem” ka pohuar Sait Dollapi, drejtori i Ndermarrjes se Ujesjelles-Kanalizimeve. Sipas ketij te fundit, zonat te cilat do te kene kufizime te ujit te pijshem jane Unaza e Re, Laknas, Berxull, Kashar dhe Koder Kamez. “Pas riparimeve, furnizimi do te vazhdoje me te njejtin ritem ashtu sikurse edhe me pare”, - kane pohuar burimet zyrtare nga UKT.
Prej disa muajsh UKT ka kryer nje sere remontesh ne menyre qe kryeqyteti te mos kete probleme ne furnizimin me uje te pijshem. Por, nga ana tjeter kane nisur edhe gjobat dhe ndeshkimet per debitoret. Vetem nje jave me pare Drejtoria e Ujesjelles Kanalizimeve te Tiranes, ka rivene ne funksion grupet e punes per nderprerjen e ujit per subjektet, te cilet nuk e kane paguar ate pavaresisht se e kane konsumuar. Kryeinxhinieri i Ujesjellesit te Tiranes, Luan Peti u shpreh se deri me tani u eshte nderprere uji i pijshem 200 subjekteve private dhe shteterore me detyrime te prapambetura.
Zonat me kufizime uji dhe energjie elektrike
Unaza e Re
Zona e Laknasit
Komuna e Berxullit
Kashari
Koder Kamza