E Shtunë, 31 Tetor 2026

A2, si te mos “digjeni” nga skaneri

Nese nuk i plotesoni te gjitha te dhenat sipas keshillave te specialisteve te APRIAL-it, atehere rrezikoni te humbisni te drejten e studimeve ne shkollat e larta. Kjo, per arsye se formularet A2, pas plotesimit lexohen ne skaner, dhe plotesimi i tij jo ne menyren e duhur, con ne pasoja te renda. Eshte kjo arsyeja, pse specialistet terheqin edhe njehere vemendjen se si ta plotesoni ate.
Te dhenat
Leximi i formularit do te behet ne menyre elektronike, ndaj maturantet duhet te kene kujdes kur ta plotesojne. Nje gabim i vetem, e ben te pavlefshem ate. “Studiojeni, konsultohuni, provoni ne fotokopje dhe vetem pasi te jeni te bindur, plotesoni origjinalin”, keshillojne specialistet. Sipas tyre, maturantet do te shpallen fitues vetem ne nje program studimi, sipas pikeve te mbledhura. Te dhenat per nxenesin jane marre nga plotesimi i Formularit Al. Ne krye te Formularit A2, eshte sigla e Pranimeve 2010 ne Arsimin e Larte permes parimit Merite-Preference (MeP), emri i shkolles, rrethi, qyteti ose fshati, numri i identifikimit te shkolles dhe ne te djathte ID e maturantit. Ne pjesen e majte eshte vendosur emri, atesia dhe mbiemri i nxenesit, si dhe datelindja e tij. Ky konceptim, tregon qe askush nuk mund te marre nje Formular A2, qe nuk i perket atij. Poshte emrit te maturantit, eshte vendosur nota mesatare, e cila duhet plotesuar me shifra dhe me fjale. Ketu, me kujdes dhe pergjegjesi, mesuesi ploteson kutite me shifra arabe. Shifrat duhet te jene te qarta, pa korrigjime dhe me stilolaps me ngjyre te zeze. Vetem ne rastin e notes 10.00, mbushen te kater kutite. Ne te gjitha rastet e tjera, nota fillon ne kutine e dyte. Per shembull, 6.53, pra mbushen tre kuti. Kujdes, nota mesatare eshte nota e te kater ose pese viteve te studimit. Eshte ajo note qe do te vendoset ne deftesen e pjekurise per maturantet e ketij viti shkollor.
Udhezimet
Behet me dije se, duhet plotesuar vetem formulari origjinal, pasi cdonjeri prej tyre do te jete i personalizuar. Pra, cdo formular ka te shkruar emrin e maturantit. Ai mund te fotokopjohet prej ketyre te fundit dhe kandidatet mund te ushtrohen me fotokopjet, por origjinali duhet dorezuar i plotesuar ne rregull. Para se formulari A2 t'i jepet maturantit, nga mesuesi kujdestar do te plotesohet me pergjegjesi, pa korrigjime nota mesatare, e cila duhet shkruar me shifra dhe me fjale. Formulari ne fjale, ne pjesen e prapme permban disa udhezime te shkurtra. Ne fund, jane vendet ku do te firmosen nga nxenesi, mesuesi kujdestar dhe drejtori i shkolles, pasi te kene shkruar emer dhe mbiemer. Mesuesi kujdestar dhe drejtori i shkolles mbajne pergjegjesi per formularet e shperndare, pasi ata jane unike dhe nuk riprodhohen. Ndersa numri i degeve qe kandidatet per ne universitete kane te drejte te zgjedhin, mbetet serish 10, por jo domosdoshmerisht aq. Edhe sivjet, sipas udhezimit te ministrit te Arsimit dhe Shkences, zgjedhja do te funksionoje sipas rendit preferencial., Pra, ne fillim zgjidhet dega me e preferuar, me pas ajo me pak e preferuar e keshtu me radhe. Dega e 10-te, do te jete me pak e preferuara nga maturantet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›