E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perime me kimikate


Fermerët tanë kane abuzuar gjatë gjithe sezonit me produktet bujqësore, duke përdorur në to hormone stimulues për pjekje dhe rritjen para kohe të produkteve, substanca këto të ndaluara për përdorim në vendet e Bashkimit Euorpian.

Pervec asaj cka dallohej me sy te lire nga konsumatori, kete konfirmon edhe drejtori i Autoritetit te Kontrollit Ushqimor, Genc Jukaj, i cili tha se ky abuzim do te ndeshkoje rende fermeret ne sezonin e ardhshem pasi te gjithe do te kene kodin e tyre, cka tregon nga vjen nje produkt me cilesi te dobet.Sipas Jukes abuzimi nis me subjektet qe farëra,pesticide dhe plehra kimike.

"Kanë qenë preparate të paautorizuara për të hyrë në Shqipëri, që nuk qarkullojnë në vendet e BE-së dhe preparate me afate skandence të kapërcyera. Do t'i bëjmë një kërkesë ministrit të Bujqësisë që të revokojë licensën e këtyre importuesve", tha Juka.

Drejtori i AKU-se sqaron se nga kontrollet e ushtruara qe nga muaji korrik e deri me tani ka rezultuar se ne treg ka mjaft subjekte te palicensuar qe ushtrojne kete aktivitet. Por nga ana tjeter edhe ata qe jane te licensuar tregtojne ne te njejtat ambiente, si farerat ashtu dhe pleherat kimike gje e cila eshte e ndaluar me ligj.

"Nuk plotësohet në rregull regjistri i magazinës së tregtimit me shumicë, në disa raste evidentohen preparate të mbrojtjes së bimëve që janë jashtë listës së miratuar nga Ministria e Bujqësisë. Ekzistenca e preparateve të mbrojtjes së bimëvë në pikat e tregtimit me shumicë dhe pakicë janë jashtë afatit të skadencës", tha Juka.

Nje vit pasi ka marre kompetencat AKU garanton se te gjithe fermeret dhe tregtaret e bimeve dhe inputeve bujqesore do te kalojne ne site te imet kontrolli duke mos lejuar asnje lloj abuzimi ne dem te shendetit te konsumatorit.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja ACR nis punen pjeserisht
Puna ne minieren e Bulqizes nisi mëngjesin e së enjtes, por jo në të gjitha frontet. Pas kontrollit të djeshëm të Repartit të Inspektim Shpëtim te Minierave nuk u dha leja per nisjen e punes ne te gjitha sektoret per shkak se kompania ACR nuk kishte plotesuar te gjitha kushtet per sigurine ne pune te minatoreve.
Pensioni i artistëve
Ulja e moshës së pensionit është një ndër kërkesat thelbësore të artistëve që nëpërmjet sindikatës së tyre i bëjnë thirrje qeverisë shqiptare dhe veçanërisht Ministrisë së Kulturës që të rifillojë punën për rishqyrtimin e statusit të artistit, një premtim i hershëm ky i institucioneve shqiptare. Biblioteka Kombëtare, një vend argëtues
Biblioteka Kombëtare është paragjykuar si vendi ku kalojnë kohën më të madhe pensionistët dhe studentët, por është gabim. Cerdhe private apo shtetërore?
Kohët e fundit shumë nëna dhe baballarë sjellin fëmijët për të disatin vit radhazi në çerdhe. Por ka edhe nga ata prindër që përballen për hërë të parë me këtë eksperiencë. Prishja e shtëpive në Sauk
Banoret e Saukut, ku do të kalojë Unaza e Madhe, ankohen se projekti i ketij segmenti ka ndryshuar disa here per interesa te individeve te caktuar.


Lajmet kryesore

Arvizu: Sërish në udhëkryq
Topi: Politikanët ndryshe flasin e ndryshe veprojnë
Riciklimi i makinave të vjetra
Ndërron jetë Steve Jobs, babai i iPhone
Bursat europiane në ringritje

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›