E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bursat europiane ne ringritje


Bursat europiane janë duke përjetuar një rritje të fortë gjatë ditës së sotme, nga përhapja e lajmit se një marrëveshje e liderave të Bashkimit Europian për zgjidhjen e krizës së Eurozonës është pranë.

Bursat kryesore, ajo e Londrës, Frankfurtit dhe Parisit regjistruan deri në orës 15:00 rritje mbi 2%, ndërsa Hong Kongu u mbyll me një rekord prej 5,6% më shumë se një ditë më parë.

Më parë gjatë ditës, Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, u shpreh në një intervistë televizive se ekzistojnë plane të përbashkëta që do të lejojnë rivlerësimin e bankave.

Më shumë detaje rreth planit pritet të zbulohen në një konferencë për Kriza FinanciareKriza, ndërhyn sërisht Banka e AnglisëGreqia paralizohet nga grevaBursat Europiane, vazhdon rënia shtyp të Komisionit, në orët e ardhshme.

Përkeqësimi i krizës greke, rënia e normës së kreditit shtetëror italian dhe frika e përgjishme rreth një kolapsi të mundshëm brenda Eurozonës solli një rënie të ndjeshme të bursave europiane gjatë javës.

Plani për rivlerësimin e bankave u propozua pak ditë më parë nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë një mledhje të Fondit Monetar Ndërkombëtar me G20 dhe duket se plani ka gjetur një përkrahje të gjerë brenda BE-së.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Përmbytjet 2010, qeveria shkurtoi fondet
Rishikimi i buxhetit të shtetit në mes të vitit 2010, si pasojë e planifikimit të dobët, solli shkurtimin e fondeve të domosdoshme për infrastrukturën e kullimit e vaditjes dhe mund të ketë pasur rol në përmasat e përmbytjeve në zonën e Shkodrës në janar të këtij viti.
Lehtësirat për biznesin, Shqipëria, vendi i 64-t
Shqipëria është vendi i 64-t më i mirë në botë për të ngritur një biznes. Në klasifikimin e përvitshëm të revistës prestigjoze ekonomike “Forbes” për shtetet që kanë lehtësirat më të mëdha në këtë aspekt, vendi ynë renditet një pozicion më lart se 12 muaj më parë. Një ngjitje e vogël që nuk ka të bëjë aspak me përmirësimin e vendit tonë, por me rënien e dy shteteve që para një viti qendronin përpara nesh në këtë klasifikim. SHBA, ekonomia në një moment “ngurrues”
Drejtori i Rezevës Federale Amerikane, Ben Bernake, deklaroi përpara Kongresit se ekonomia amerikane është duke kaluar një moment “ngurrues”, prandaj një ndërhyrje më aktive e shtetit mund të jetë e domosdoshme. Azotiku, shteti humbi miliona euro
Shteti shqiptar ka humbur qindra miliona lekë nga mënyra se si është shitur për skrap uzina e re e uresë në Azotikun e Fierit dhe jo vetëm ajo. Heqja e TVSH-së për ushqimet
Partia Socialiste ka hedhur një hap tjetër duke i kthyer në projektligj, propozimet e anoncuara nga deputetja Mimi Kodheli një javë më parë për heqjen e TVSH-së për disa artikuj jetik për qytetarët shqiptarë.


Lajmet kryesore

Arvizu: Sërish në udhëkryq
Topi: Politikanët ndryshe flasin e ndryshe veprojnë
Riciklimi i makinave të vjetra
Ruci: Asnjë përgjigje për paktin, Patozi: Tekë e Ramës
Ndërron jetë Steve Jobs, babai i iPhone

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›