E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Remziu, si e pashe duke u kercenuar"

Tirane- Biznesmeni shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha eshte pare duke u kercenuar ne Vain te Lezhes. Hoxha eshte kercenuar me pistolete ne koke, duke iu bere e ditur se do ta fusnin ne nje grope me gelqere, nese nuk tregonte ate qe dinte. Te gjitha keto te dhena per here te pare, i ka treguar dje ne Gjykaten e Krimeve te Renda deshmitari Viktor Sokoli, roje ne bazen e SHIK-ut ne Vain te Lezesh. "Ne Vain vinin shume njerez, i sillnin me kapuc ne koke dhe i fusnin brenda. I mbanin nga 2 deri ne 5 dite, por edhe nga nje jave. Kam pare ate mustaqen, kosovarin, Remzi Hoxhen. Emrin ia mesova nga koleget qe ishin brenda ne shtepi", tha dje para trupit gjykues te kryesuar nga ana e gjyqtarit Xhelal Elezi, deshmitari Viktor Sokoli. Me tej ai deklaroi se Hoxhen e kishte pare me inspektorin Budjoni, i cili ndodhej ne nje dhome, ku po merrte ne pyetje Hoxhen. Sipas deshmitarit, inspektori ishte i ulur ne nje karrige, ndersa biznesmeni ne nje krevat. "Ne ato momente, Budjoni me ka uleritur dhe me ka thene te ikja nga aty, dhe une u largova te postblloku", ka theksuar Sokoli. Gjate pyetjeve te bera nga prokurori i ceshtjes, Xhevat Hana, deshmitari ka theksuar se "ne ate kohe kam degjuar se Budjoni i fliste Hoxhes me ze te larte, dhe madje e kercenonte". Pas deklarates se dhene para gjykates, prokurori eshte dashur te kundershtoje nje pjese te deshmise, per arsye te kohes se gjate qe kishte kaluar. Keshtu gjate deklarimeve te dhena para hetuesve, deshmitari Sokoli kishte sqaruar se ne vitin 1995 punonjesit kishin shoqeruar shume persona, ku njerin prej tyre e kishin marre ne Sarande, pasi hiqej si gazetar, por qe dyshohej se ishte agjent serb. Nderkohe sipas prokurorit, gjate hetimeve paraprake, Sokoli kishte shpjeguar se kishte pare nje djale te ri, i cili ishte Remzi Hoxha, kur e kishin nxjerre me pistolete ne koke dhe i kishin thene qe do ta fusnin ne nje grope gelqereje. Gjate procesit te djeshem, kane deshmuar edhe tre deshmitare te tjere. Flamur Dymishi, ka treguar se SHIK-u nuk ka pasur kompetence per te shoqeruar persona dhe se nuk kishte pasur dijeni per hedhjen nga kati i trete i Avdyl Loshajt, apo per shoqerimet e Remzi Hoxhes dhe Ziso Kristopulit. Deshmitari tjeter, Bujar Hoxha me detyre inspektor ne SHIK, ka treguar se per hedhjen nga kati i trete i nje personi ne drejtori, kishte marre vesh pas disa ditesh. Te njejtin fakt e ka bere te ditur edhe deshmitari Edmond Cakerri. Te pandehurit ne kete gjykim jane Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro dhe Avdni Koldashi. Nderkohe qe dosja per te pandehurin Budjon Mece, eshte vecuar per shkak te gjendjes se tij jo te mire shendetesore. Mbi tre te pandehurit, rendojne akuzat e "rrembimit te personit, kryer ne bashkepunim", tre here dhe "torturimit kryer ne bashkepunim", tre here.

Akuza: Duam Shaqa Shatrin, deshmitar

Prokurori Xhevat Hana, i kerkoi dje trupit gjykues thirrjen si deshmitar Shaqa Shatres, kosovarit qe iu vodh identiteti nga ana e te pandehurit Ilir Kumbaro. Kerkesa e bere nga ana e prokurorit eshte hedhur poshte nga gjykata, me argumentin qe nuk eshte percaktuar arsyeja per te cilen duhet te thirret per te dhene deklarime ky shtetas. Nderkohe qe gjykata ka pretenduar se nuk ka dijeni ne rruge zyrtare per kete ngjarje. Sipas trupit gjykues, ne rast se prokurori dorezon ne gjykate dokumente te cilat vertetojne se i pandehuri Ilir Kumbaro i ka vjedhur identitetin, atehere do te jete e gatshme per te revokuar vendimin dhe per te pranuar kerkesen.

Hoxha, u rrembye nga punonjes te SHIK-ut

Biznesmeni Remzi Hoxha, u mor peng me daten 21 tetor te vitit 1995 ne firmen e tij, te quajtur "Albatros", e cila prodhonte konstruksione duralumini. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se nje nga automjetet e perdorura ne ngjarjen e rrembimit, ka qene me targa TR 2449 C, makine, e cila i takonte institucionit te SHIK-ut, e terhequr me emrin e shefit te prapavijes te SHIK-ut ne kryeqytet, Nuredin Dervishi. Nga hetimet ka rezultuar se Avni Koldashi, ne vitin 1995 shef ne bazen nr.10 te vezhgimit, dyshohet se ka marre pjese ne kete operacion, i cili me pas e ka dorezuar tregtarin tek nje grup oficeresh operative, ku nder me kryesoret kane qene Ilir Kumbaro dhe Arben Sefgjini, kryetar dege dhe zevendesdrejtor ne Drejtorine e SHIK-ut ne Tirane. Qe prej dites se rrembimit nuk dihet asgje ne lidhje me biznesmenin, nderkohe qe dyshohet se ai mund te jete varrosur ne Vain te Lezhes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›