E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Përjashtimi nga Botërori, Rusia tërheq ankesën

Federata Ruse e Futbollit tërhoqi ankesën e paraqitur më 30 mars në Tas, Tribunali i Arbitrazhit Sportiv, kundër përjashtimit nga Kupa e Botës, të vendosur nga FIFA pas pushtimit të Ukrainës. “Procedura do të mbyllet së shpejti”, bën të ditur TAS në një deklaratë. Rusia duhej të ishte përballur me Poloninë në gjysmëfinalen e play-off-it për Katar 2022. Federata Ruse ka deklaruar se megjithatë do të mbajë apelin e paraqitur ndaj UEFA, e cila i ndaloi klubet ruse nga garat kontinentale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›