E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përjashtohet nga Lojërat Olimpike atletja greke

Përjashtohet nga Lojërat Olimpike atletja greke, Vula Papakristu pas një mesazhi racist në Twitter. 

Atletja Papakristu kishte shkruar disa ditë më parë në llogarinë e saj në Twitter një mesazh që lidhej me emigrantët afrikanë, të cilët ndodhen në numër të madh në Greqi. Tekstualisht ajo shkruante: “Me kaq shumë afrikanë në Greqi, së paku mushkonjat e Nilit Perëndimor, do të mund të hanë ushqim shtëpie”. 

Mjaftoi ky mesazh që Komiteti Olimpik grek të marrë vendimin e përjashtimit nga Lpojërat Olipmike të Londrës. 

Pas vendimi atletja u shpreh se nuk përçmoj askënd. "Unë nuk kisha ndërmend të përçmoj askënd. Unë i respektoj të gjithë njerëzit dhe të gjitha garat. Nuk kam të bëj me politikën, por vetëm me lojrat. Pashë diku atë koment dhe e postova edhe unë."

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›