Helmimi nga ushqimet, 460 fëmijë me sëmundje gastronomike
Tiranë- Numri i fëmijëve që kërkojnë trajtim në qendrat shëndetësore për shkak të helmimit nga ushqimet është rritur ndjeshmë ditët e fundit në kryeqytet.
Vetëm dy javët e fundit rreth 460 fëmijë nga Kamza, Lapraka dhe Kombinati janë prekur nga sëmundjet gastronomike.
Sipas drejtoreshës së Autoritetit Shëndetësor rajonal Liljana Ramasaco tha se shkak i kësaj sëmundje është konsumimi i ushqimeve të prishura përshkak të hushteve jo të përshtatshme higjenosanitare.
Gjithashtu ka patur edhe fëmijë të helmuar, pasi sipas QSUT- së janë shënuar 16 raste. Ndërsa Drejtoria e Shëndetit public po kryen kontrollin ujor për të parandaluar shpërthimin e një epidemie të mundëshme.
/IDEA/