E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibra e nis me kapriçio, kërkon numrin 10 të PSG

PARIS - Aventura e Zllatan Ibrahimoviç te Paris Sent Zhermen sapo ka nisur, por që tani është regjistruar kapriçioja e tij e parë. Sulmuesi suedez ka kërkuar fanelën me numrin "10", që për momentin e mban Nene. 
"Asgjë nuk është vendosur ende për numrin tim, por nëse drejtuesit e klubit duan të më kënaqin, e dinë se çfarë duhet të bëjnë", ka deklaruar Ibra. Nuk ka vonuar përgjigja e drejtorit sportiv Leonardo: "Për numrin 10, Ibrës i duhet të presë të largohet ndonjë futbollist". Ndërkohë, agjenti i tij Mino Raiola e ka minimizuar problemin. 
"Kjo kërkesë nuk është shkruar në kontratë. Shifrat e shkruara në kontratë më interesojnë më shumë sesa numri në fanelë", u shpreh ai. Një deklaratë, që tregon se numri është një kapriçio e Ibrës. 

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›