PDK-LDK drejt bashkimit, Lesi: Do krijojmë një koalicion demokristian

Edhe pse u ndanë, duke u kthyer në kundërshtarë të përbetuar, Nard Ndoka e Nikollë Lesi po shkojnë sërish drejt bashkimit në një parti.
Kreu i PDK-së dhe ai i Lëvizjes Demokristiane kanë zhvilluar një takim për mundësinë e krijimit të një formacioni të vetëm, që të synojë hyrjen në Parlament në zgjedhjet e ardhshme.
Dalja e PDK-së nga koalicioni i opozitës së bashkuar ishte paralajmëruar prej kohësh nga Nard Ndoka, i cili ishte shprehur i pakënaqur nga qendrimi që PS ka mbajtuar ndaj aleatëve.
Sipas tij tashmë është koha për t`u rikthyer tek aleanca me demokratët e Berishës.